Lajme

Administrata, 5 ditë pushim për festat e Nëntorit

Festat e 28 dhe 29 Nëntorit kanë detyruar qeverinë Rama që të nxjerrë një vendim të posaçëm duke i dhënë dhe një ditë shtesë pushimi administratës shtetërore. Meqenëse nga kalendari ditët e pushimeve për ditën e Pavarësisë, 28 Nëntorin dhe 29 Nëntori, ditën e Çlirimit, i bien e Mërkurë dhe e Enjte, qeveria ka vendosur që dhe të premten ta lërë pushim administratën.

Kështu data 30 nëntor do të jetë pushim për punonjësit e administratës shtetërore, duke bërë që ata të kenë gjithsej pesë ditë pushim, duke llogaritur të Shtunën dhe të Dielën. Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave ka vendosur gjithashtu që “Dita e punës, e datës 30.11.2018, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë