Biznes

Adidas mbyll fabrika në Gjermani e SHBA, i transferon në Azi

Adidas është duke mbyllur dy fabrika të teknologjisë së avancuar të prodhimit të atleteve në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara duke u transferuar në Azi.

Prodhuesi gjerman i produkteve sportive ka lajmëruar këtë javë se do të mbyllë fabrikat pranë Ansbach, Gjermani, dhe Atlanta, Georgia. Lehtësitë, të cilat Adidas i quan "Speedfactories," (fabrika të shpejta) përdorin teknologji automatike për të prodhuar atlete.

Adidas kishte shpresuar të afronte prodhimin e këpucëve më afër konsumatorëve dhe të shkurtonte emetimet e transportit, por tani po zgjedh të vendosë teknologjinë e saj “Speedfactive” në Vietnam dhe Kinë.

"Më shumë se 90% e produkteve tona janë prodhuar në Azi. Ka më shumë kuptim të përqendrojmë produktin e “Speedfactories” ku “knoë hoë” (aftësitë praktike) dhe furnitorët janë të pozicionuar," u shpreh zëdhënësja Claudia Lange.

"Kjo nuk ka lidhje me arsyet financiare, por më tepër me arsye organizative," u shpreh.
Adidas (ADDDF) ka planifikuar një rrjet global të automatizimit të prodhimit që mund të sjellë atletet më afër tregjeve të saj më të mëdha, duke dhënë mundësinë e përgjigjes ndaj kërkesës së konsumatorit shumë më shpejt duke reduktuar në këtë mënyrë impaktin në mjedis.

Një pjesë e misionit është realizuar

Fabrikat me teknologji të automatizuar "kanë qenë të rëndësishme në promovimin e prodhimit me teknologji të avancuar, "tha Martin Shankland, kreu i shitjeve globale të Adidas, në një deklaratë.

Kompania është shprehur se prodhimi në dy fabrikat e automatizuara ekzistuese, të cilat targetin e prodhimit mes tyre e kishin 1 milion palë këpucë çdo vit, do të përmbyllet maksimumi në prill të vitit 2020.

"Ne prodhojmë më shumë se 400 milion palë këpucë në vit, kështu që vendimi nuk do të ketë ndonjë ndikim të rëndësishëm në gjurmën tonë të karbonit dhe ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të zvogëluar në mënyrë aktive impaktin në mjedis," tha Lange.

Kur vendoset diku tjetër, teknologjia do të vazhdojë të mundësojë prodhimin në një kohë të shkurtër prodhimin e llojeve të tjera të këpucëve, jo vetëm atlete për vrap, tha Adidas.
Kompania tha se do të vazhdojë bashkëpunimin e saj me Oechsler, operatorin e të dy fabrikave të shpejta, në fushën e printimit 4D.

"Në të ardhmen, Adidas do të përqendrojë burimet dhe kapacitetet e saj edhe më shumë në modernizimin e furnitorëve të tjerë të saj dhe përdorimin e teknologjisë 4D në prodhimin e këpucëve," tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë