Muzike

Adele do të paguhet afro 600 mijë euro për një koncert në Las Vegas

Këngëtarja, Adele, do të fitojë saktësisht 598 mijë euro në një koncert që do ta mbajë me datën 21 janar të këtij viti – duke u bërë kështu një nga yjet femra më të paguara në historinë e rezidencave në Las Vegas.

Biletat për fundjavë me Adele në Colosseum të Caesars Palace variojnë nga afro 900 euro deri në 11 mijë euro.

Këngëtarja do të marrë përqindje edhe nga shitjet e biletave si dhe nga të gjitha mallrat e shitura në lokalin që posedon kapacitet prej 4200 vendesh.

Me kalimin e viteve, kjo lloj marrëveshjeje është bërë pothuajse një domosdoshmëri për disa yje botërorë, të cilët, në vend që të bëjnë turne nëpër botë ose vendin e tyre, zgjedhin një zgjidhje më pak stresuese dhe sigurisht më të favorshme në nivel ekonomik.

Ajo do të trajtohet me një mori përfitimesh me Caesars të shtrirë në një suitë private prej 35 mijë eurosh në natë, e aksesueshme në çdo kohë gjatë qëndrimit, një shërbëtor, asistent ekzekutiv, shofer dhe siguri.

Adele dhe të ftuarit do të jenë gjithashtu në gjendje të hanë dhe të pinë falas në çdo vendpushim Caesars.

Një burim anonim tregon për tabloidin, duke sqaruar se biletat për koncertet e Adelës janë gjëja më e kërkuar e momentit.

“Ajo pritet të fitojë mbi 500 mijë funte për koncert vetëm falë shitjeve të biletave, madje edhe para tregtimit – Caesars ka hapur tapetin e kuq për të siguruar që ajo të trajtohet si superylli që është”, ka shtuar ai.

Adele do të mbajë gjithsej 24 koncerte në Caesar deri më 24 prill, kur do të përfundojë rezidenca artistike dhe këngëtarja do të përgatitet për koncertet e tjera të planifikuara për në 1 dhe 2 korrik në Hyde Park, një tjetër festival i shumëpritur me bileta mbi 800 euro. Adele nëntorin e kaluar publikoi albumin “30”, i cili u ngjit në krye të top listave britanike dhe amerikane.

Kënga e saj e parë “Easy On Me” e publikuar nga albumi i ri, theu rekordin e të gjitha kohërave për këngën më të transmetuar në një ditë në Spotify me mbi 24 milionë transmetime globale.

Kënga ishte gjithashtu numri 1 në Mbretërinë e Bashkuar për tetë javë joradhazi dhe u bë kënga e saj më e mirë në listë – duke mposhtur ecurinë e saj pesë-javore në krye për “Someone Like You” në vitin 2011.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë