Muzike

Adele dhe Beyonce… A po bëjnë një këngë bashkë?

Në botën e muzikës, Adele dhe Beyonce janë gjithmonë në krye. Dy divat janë forca të pandalshme, të gjithë janë të fiksuar me to dhe falë një videoje të shkurtër që po qarkullon online duket se ato do bashkëpunojnë për një këngë bashkë. Duket shumë e mirë për të qënë e vërtetë? Le të shohim.

Thashethemet filluan dy netë më parë kur këngëtari i grupit OneRepublic, Ryan Tedder, mbajti një intervistë ku foli për albumin e ardhshëm të grupit i cili do publikohet në nëntor. Kur e pyetën për ndonjë informacion se çfarë duhet të presin fansat këngëtari u përgjigj, “Ne kemi një këngë në bashkëpunim me Beyonce dhe Adele dhe një piano solo nga Chris Martin”.

https://twitter.com/Z100NewYork/status/1178042690702921728

Mënyra se si Tedder e dha lajmin është pak e palexueshme, duket se ai mund të jetë duke u tallur. Intervistuesi qeshi gjatë deklaratës por Tedder ishte shumë serioz kur e tha. Sinjale të miksuara! Edhe pse ky bashkëpunim duket pak i pabesueshëm, ka disa arsye të cilat nuk e bëjnë dhe aq të pamundur, Adele është një fanse e madhe e Bey pas së gjithash. E mbani mend se çfarë tha ajo për të kur pranoi çmimin Grammy për albumin e vitit? “Albumi “Lemonade” ishte kaq madhështor”, i tha ajo Beyonce-s mes lotëve. “Ti je drita jonë. Mënyra se si ti na bën mua dhe miqtë e mi të ndihemi, mënyra se si ti i bën të ndihen miqtë e mi me ngjyrë është fuqizuese. Ti i bën ata ta mbrojnë veten e tyre”. Ndërkohë, Beyonce ka performuar një herë tjetër me Chris Martin në vitin 2016, kështu që dhe aty ka një histori gjithashtu.

Gjithashtu duket se ka ardhur koha që Adele më në fund të publikojë muzikë të re. Kënga e saj e fundit u publikua në vitin 2016 dhe ka pasur fjalë që mund të publikojë këngë të reja. Nga ana tjetër, Beyonce ka publikuar vazhdimisht materiale të reja, si kënga e “Lion King” këtë vit ku ajo dhuroi vokalin e saj madhështor, apo dokumentari i saj “Homecoming”.

Pra, a është e vërtetë? Ne na duhet të presim derisa Tedder, Adele apo Beyonce të na qartësojnë. Deri tani asnjë prej tyre nuk ka komentuar, por ne mund të ëndërrojmë.

Më poshtë janë disa reagime se si fansat reaguan për lajmin.

https://twitter.com/steebnini/status/1178121824573558784
https://twitter.com/adeleoutdid/status/1178167183391617025
https://twitter.com/baddiexbeyy/status/1178124048221507584
https://twitter.com/DaydreamerKat/status/1178191926803288064
https://twitter.com/AAdelequeen/status/1178111697783054336
https://twitter.com/alexandergold/status/1178556451146489856
https://twitter.com/harmyhive/status/1178380526421458944

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë