Drejtësia

Abuzimet me tenderët/ SPAK kërkon 2.4 vite burg për ish-kreun e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla

Gazeta Si - SPAK kërkon dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Bulqizës. Lefter Alla akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera sa i përket ndërtimit të ujësjellësit te qytetit.

Sipas dosjes, ai ja dha tenderin të afërmit të tij me vlerë 3 mln euro. Por nëse miratohet kjo masë nga gjykata, do të aplikohet gjykimi i shkurtuar që e dënon me 2 vite e 4 muaj burg dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Ndaj ish-nënkryetares së Bashkisë, Enkeleda Lleshi kërkohet 3 vite burg, por me gjykim të shkurtuar ulet në 2 vite, si edhe i ndalohet që për 5 vite të ushtrojë funksione publike.

SPAK ka kërkuar në total 26 vite e 6 muaj burg për 10 të pandehurit e kësaj dosje. Ndërkohë që për dy prej të pandehurve dosja është ndarë pasi nuk kanë pranuar procedurë me gjykim tëe shkurtuar.  

Për Enkeleda Lleshin, SPAK ka kërkuar 2 vite burgim me gjykim të shkurtuar dhe për 5 vite mos ushtrojë funksione publike.

Për Rubinë Kolën ka kërkuar 1.4 vite burg me gjykim të shkurtuar dhe mos të ushtrojë funksione publike.

Për Arsen Gjokën, SPAK ka kërkuar 1.4 vite burg me gjykim të shkurtuar dhe 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Për Kujtim Zogun është kërkuar 1.4 vite burg me gjykim të shkurtuar dhe 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Për Erjon Isakun është kërkuar 2.8 vite burgim me gjykim të shkurtuar dhe 5 vite mos ushtrojë funksione publike.

Për Leonard Dacin është kërkuar 1.4 vite burgim me gjykim të shkurtuar dhe të mos ushtrojë funksione publike për 5 vite.

Për Rasim Dacin u kërkua 2.8 vite burgim me gjykim të shkurtuar dhe të mos ushtrojë për 3 vite detyrën e administratorit të personit juridik.

Për Aqif Konesha, SPAK ka kërkuar 1.6 vite burgim me gjykim të shkrutuar dhe për 3 vite të mos ushtrojë detyrën e administratorit e personit juridik.

Për Dali Gazidedja u kërkuar 1.2 vite burgim me gjykim të shkurtuar.

Ndërsa për Ana Nishkun dhe Kastriot Ibrahimaj çështja është veçuar dhe po veprohet me gjykim të zakonshëm dhe jo të shkurtuar.

Alla, bashkë me ish-zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës dhe biznesmenë të ndryshëm, dyshohet se kanë abuzuar me një tender më vlerë rreth 3 milionë euro.

Në bazë të hetimeve të SPAK, rezulton e provuar se është shkelur ligji i prokurimeve publike për tenderin me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ”, Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”.

Sipas hetimeve, Alla në bashkëpunim me nëpunësit kanë favorizuar një bashkim kompanish që të fitonte tenderin.

Kompania fituese në fakt, rezulton se nuk ka kryer punime për kontratën e lidhur me bashkinë, por ato i ka realizuar një firmë tjetër me pronar Aqif Koneshën, që SPAK e cilëson lidhje shoqërore të kryetarit të Bashkisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë