Sport

Abakarov, medalje bronzi për Shqipërinë në Botërorin e mundjes në Serbi

Gazeta Si – Mundësi Zelimkhan Abakarov ka fituar medalje bronzi për Shqipërinë në Botërorin që po zhvillohet në Serbi. Sportisti me origjinë çeçene që garon për flamurin shqiptar mundi rusin Zavur Uguev në sfidën për vendin e 3-të.

FS - 57 kg: Zelimkhan ABAKAROV (ALB)

Abakarov nuk mundi të shkonte në finalen e Botërorit, megjithatë ai ia ka dalë të marrë medalje në këtë aktivitet. Në gjysmëfinale u eliminua nga serbi Miçiç, i cili fitoi edhe medaljen e arit për peshën deri në 57 kilogramë.

Islam Dudaev, çeçeni tjetër që garon për Shqipërinë në peshën deri në 65 kilogramë, u mund në raundin e parë nga japonezi Otoguro Takuto. Paris Karepi, mundësi që garon në peshën 125 kilogramë, u mund nga Aial Lazarev i Kirgistanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë