Histori

A u krye vetëvrasja e Adolf Hitler nga një sozi e tij?

Dihet mirë dhe publikisht se Hitleri ka përdorur sozi, njerëz të cilët i shëmbëllenin shumë atij, nëpër mbledhje të ndryshme publike. Pauline Koehler, një shërbyese e Hitlerit në Berghof të Berchtesgarden, ngulte këmbë se ajo kishte dijeni për tre burra që shërbenin si sozi të Hitlerit.

 A e përdori Hitleri njërin nga sozitë për herë të fundit në bunker? Në fund të fundit, të vetmit persona që dëshmuan se ai kishte vdekur ishin nazistë të regjur, të cilët mezi prisnin ti kënaqnin ata që i mbanin rob, qofshin ata rusë britanikë apo amerikanë, duke folur mbi vdekjen e liderit të tyre. Ndoshta vrasja e kunatit të Eva Braun, Hermann Fegelein, kishte lidhje me dijeninë e tij mbi planet e Hitlerit për tu arratisur duke përdorur një sozi. Fegelein ishte larguar nga bunkeri por protestoi kur u kap nga një grup kërkimi SS duke thënë se ai kishte ndërmend të kthehej. Më vonë ai u pushkatua në kopshtet e kancelarisë si dezertor.

 Por, disa ditë më parë, Hitleri i kishte nxitur ata që ishin në bunker të largoheshin. “Dilni jashtë! Largohuni!” kishte thërritur ai. “Shkoni në jug të Gjermanisë. Unë do të qëndroj këtu. Çdo gjë ka marrë fund tashmë”. Atëherë, përse ai bëri përjashtim për Fegelein?

 Fakti që Fegelein kishte njohuri të fshehta provohet nga Kristina Reiman, një aktore që u takua me Fegelein në Berlin më 27 prill. Ajo i ka thënë shkrimtarit Glenn B. Infield se “Ai (Fegelein) ishte shumë i shqetësuar. Ne pimë disa gota alkool së bashku dhe ai përsëriste vazhdimisht se në Berlin kishte dy Hitlerë....Mendova se e kishte nga pija. Por, pak përpara se të largohej, ai tha se nëse Fyhreri e merrte vesh se ai e dinte të fshehtën e tij, Hitleri do ta vriste”.

 Për të fabrikuar vdekjen e Hitlerit do të kishte qënë e thjeshtë. Një nga sozitë e Hitlerit do të mund të ishte futur në bunker përpara vetvrasjes së tij. Pasi Hitleri ti jepte helmin Evës apo sozisë së saj, sozia e tij mund të ishte qëlluar për vdekje dhe në gojën e tij të ishte vendosur një kapsulë helmi. Më pas trupat do të merreshin nga Bormann dhe ndihmësi Linge.

Hitleri në këto momente mund të kishte kaluar përmes studios së tij drejt një salle të vogël mbledhjesh, ku ndodhej një shkallë që të çonte në kopshtin që ndodhej sipër. Ai e kishte porositur Lingen të priste “të paktën dhjetë minuta përpara se të hynte në dhomë”. Ndërsa Linge dhe shoqëruesit e tjerë prisnin në korridorin jashtë studios së Hitlerit, ai së bashku me trupën SS të shoqërimit mund të kishin dalur përjashta dhe të prisnin në një vend të fshehtë sa të binte errësira.

Në fshehtësinë e natës, Hitleri mund të kishte vazhduar rrugën nëpër Hermann Goering Strasse e pastaj të kthehej përmes Tiergarten drejt Zoo Station, pranë Adolf Hitler Platz. Prej aty, ata mund të kishin ndjekur shinat e trenit drejt Reichsportfeld dhe të kalonin Scharndorfestrasse drejt urës Piechelsdorf, jo shumë larg lumit Havel, ku mund ti kishte pritur një avion lundrues Ju-52, me të cilin Hitleri mund të largohej.

Në të vërtetë, një avion Ju-52 ishte ulur një natë më parë në Havel, me kërkesën e dërguar me radio nga bunkeri i Fyhrerit. Avioni u largua po atë natë. Autori Infield dyshon se ai ishte një fluturim testimi për natën e ardhshme.

 Sapo të ishte larguar nga Berlini, Hitleri mund të fluturonte me avion në çdo vend që nuk kontrollohej nga Forcat Aleate, si Zvicër, Spanjë apo në vende të tjera mike.

A ka ndodhur me të vërtetë një gjë e tillë?

Historia zyrtare thotë se Hitleri dhe Eva Braun kryen vetëvrasje në bunker, duke mos marrë parasysh disa informacione intriguese që janë nxjerrë në pah pas luftës. Më 17 korrik 1945, gjatë Konferencës së Potsdamit, lideri sovjetik Jozef Stalin i ka thënë presidentit amerikan Harry S. Truman se Hitleri nuk ka kryer vetëvrasje, por ka mundësi të jetë arratisur. Vite më vonë, rusët nxorrën disa fotografi që pretendonin se ishin pamje të trupit të Hitlerit, duke rënë kështu në kontradiktë me të thënat e mëparshme, se trupat e Hitlerit dhe së dashurës së tij ishin djegur menjëherë.

Megjithëse fati i Hitlerit mund të jetë intrigues dhe padyshim për të do të flitet për vite të tëra, kjo tashmë është një gjë e parëndësishme, pa peshë. Ajo që është e rëndësishme qëndron në vazhdimësinë e traditës së Nacional Socializmit.

Historia se si nazistët, të pajisur me teknologji tepër moderne dhe me një nga thesaret më të mëdha në histori, arritën ti shpëtojnë drejtësisë në fund të Luftës së Dytë Botërore, është ndoshta një nga historitë e patreguara më të rëndësishme të shekullit të XX-të.

Hitler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Qysh prej periudhës së presidentit Lyndon B. Johnson e deri tek George W. Bush është folur për “Amerikën” që po kthehet në një shtet “fashist”. Shumë njerëz, nuk u kanë dhënë rëndësi këtyre thënieve duke i konsideruar ato një retorikë radikale. Fatkeqësisht, thënia e mësipërme mund të mos jetë shumë larg së vërtetës.

Gjermanët u mundën gjatë Luftës së Dytë Botërore….por jo nazistët. Ata thjesht u detyruan të ndërrojnë vend dhe u shpërndanë në të katër anët e botës. Shumë prej tyre shkuan në SHBA dhe penetruan në atë që presidenti Dwight D. Eisenhower e quante “kompleksi ushtarako-industrial”.

Ata u arratisën duke marrë me vete thesarin e grabitur nga Europa si edhe teknologjinë e raketave dhe të tjera teknologji tepër të avancuara. Disa nga këto teknologji ishin aq të avancuara saqë edhe sot ato mbeten sekrete në dosjet e qeverisë amerikane.

Si shkenca ashtu edhe ideologjia naziste u sollën në Amerikë pas Luftës së Dytë Botërore, me ndihmën e po atyre globalistëve, të cilët krijuan Nacional Socializmin. Platforma e tyre i shëmbëllen asaj të Iluministëve Bavarezë, të cilët mendohej se ishin zhdukur në periudhën e presidentit George Washington. Por, ndonëse organizata mund të ishte zhdukur, platforma e tyre për pushtet dhe kontroll absolut nëpërmjet pasurisë e duke përdorur çdo mjet tjetër të mundshëm, vazhdon të ekzistojë. Nga fara e nazizmit të mbjellë në Amerikë gjatë Luftës së Ftohtë lindi një komb krejt i ri, i cili sot është superfuqia më e madhe në histori, por ka marrë mbi vete po ashtu urrejtjen e kombeve të tjerë si edhe kundërshtimin e qytetarëve të saj.

Në fillim të mijëvjeçarit të tretë pas Krishtit, sipas kritereve të shumtë, republika e mëparshme kushtetuese e SHBA-së është kthyer në një Komb Nacional Socialist.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë