A po cenohet apo jo marrëveshja e 5 qershorit? A i ka Rama votat për ta kaluar atë, pas paralajmërimit të opozitës parlamentare në komision se nuk do ta votojë? Për të gjitha këto, Rama po flet përmes një konference për shtyp i shoqëruar nga Taulant Balla. Më herët, Rama cicëroi në Twitter. Rama tha gjatë konferenës për shtyp se nuk heq dore nga listat e hapura dhe koalicionet duke nënvizuar se këto të fundit nuk i heq, por po ndjek një praktikë që e ndjek gjithë Europa
Sa i përket deklaratës së Bashës se marrëveshja është hedhur në kosh, Rama u përgjigj:
“Nëse Basha mendon se pakti është hedhur në kosh dhe nëse ai vërtet nuk e do më marrëveshjen ka një mënyrë të thjeshtë për të provuar se ajo ekziston, ta heqë, të depolitizojmë administratën zgjedhore të bëjmë edhe dy tre ndryshime të tjera që ne i donim ata nuk i donin dhe unë mendoj që do t’i bënin mirë vendit. E them këtë për të kuptuar të gjithë që e kundërta është e vërtetë. Marrëveshja është aty dhe ne do ta mbështesim deri në fund. Do bëjmë çmos që të votohet me konsensus edhe nga opozita parlamentare që për fat të keq ka huqet e shtëpisë ku është rritur” .
“
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.