Njerez

A po pihet më shumë alkool tani gjatë pandemisë?

Rebeka një 22-vjeçare nuk kishte qenë kurrë pijedashëse. "Unë dua fitnesin dhe shkoja në palestër pesë herë në javë, luaja futboll me një ekip vajzash dhe bëja seanca të rregullta me trajnerin tim personal", tregon ajo.
Por pastaj erdhi karantina për shkak të Covid-19 gjë që ndryshoi jetën e njerëzve.
"Më ka hequr plotësisht nga rutina ime", thotë Rebeka, e cila tani vuan nga ankthi.
Ajo nuk mund të bëjë asnjë nga gjërat që normalisht do të bënte për t'u qetësuar, si të shkonte në palestër ose të luante me miqtë.
Në vend të kësaj, Rebeka thotë se duke qenë në shtëpi gjatë gjithë kohës kur alkooli është i disponueshëm, ajo ka filluar të pijë pothuajse çdo mbrëmje.
Që kur njerëzit u izoluan konsumi i alkoolit është rritur ndërsa kompania Whisky World raportoi një rritje prej 82% të të ardhurave që nga vendosja e karantinës.
"Normalisht, unë pija vetëm kur shoqërohesha me miqtë, por gjatë izolimit kam filluar të pi sepse nuk kisha çfarë bëja e madje kam mësuar dhe të krijoj kokteje", thotë Alex, 26 vjeç, i cili është bërë edhe "i fiksuar" në bërjen koktejeve.
Xhesi, 27 vjeç tregon: "Unë padyshim po pi më shumë alkool tani. Unë e shoh atë si një "ndihmë", diçka për të shtyrë punën në shtëpi dhe duke pushuar në mbrëmje."
Psikologia në universitetin e Mbretërisë së Bashkuar Claudia Herbert thotë se nuk është për t'u habitur që të qenit në karantinë ka ndryshuar kaq shumë marrëdhëniet e njerëzve me alkoolin. Sido që të jetë, nga një këndvështrim psikologjik, kjo është një kohë që paraqet shumë stres dhe sfida për shumë njerëz dhe shumë mund ti përjetojnë efektet e këtij izolimi si dërrmuese dhe madje edhe traumatike dhe "një nga efektet e bllokimit ka qenë që pothuajse të gjitha burimet e mëparshme të argëtimit janë mbyllur befas."
Herbert thekson se njerëzit si Rebeka gjithashtu nuk mund të përdorin më metodat e tyre të zakonshme për të hequr dorë.

"Pra, pa veprimtaritë e zakonshme, njerëzit mund të ndjehen edhe më të dobët edhe përpjekjet për të mposhtur ndjenjat e tyre nuk funksionon çka bën që të 'fitojë' alkooli", shprehet Herbert.
Sipas Elaine Hindal, drejtoreshë e "Drinkaware", të kesh alkool në shtëpi, për shumë njerëz, mund të jetë një burim tundimi dhe të çojë në konsumim pa menduar. "Gjërat e vogla mund të shndërrohen shpejt në zakone, si hapja e një shishe verë pasdite, të ulesh me një birrë gjatë punës, ose të pish nga mërzitja,” shton ajo.

Por Hindal shpjegon se ata që kërkojnë shishen për të ulur stresin në të vërtetë mund të përkeqësojnë gjendjet e tyre mendore.
"Hulumtimi ynë na tregon rreth katër në dhjetë njerëz që pijnë thonë se ata kanë pirë një pije për të ndihmuar kur ndihen të shqetësuar, depresion, veçanërisht të stresuar ose nervozë por alkooli shmanget më mirë kur jeni në ankth," thotë ajo.
Shenjat se izolimi mund të ketë një ndikim negativ në zakonet tuaja të pirjes përfshijnë hapjen e një shishe më herët gjatë ditës sesa zakonisht, duke e parë të vështirë të ndaleni në vetëm një ose dy pije, të pini për të larguar monotoninë, të pini për të qetësuar ankthin tuaj ose ndoshta duke ndjerë nevojën për të pirë më shumë çdo herë, për të marrë të njëjtën ndjenjë që të jep thotë Hindal.
Për ata që mendojnë se pinë më shumë seç duhet, Hindal sugjeron të mbani nën kontroll konsumin e alkoolit tuaj duke përdorur aplikacione të tilla si Leaf ose Drink Tracker dhe të përdorni gota më të vogla kur konsumoni verë.
"Planifikoni të paktën tre ditë të javës të mos konsumoni pije", thotë ajo.
Por ashtu si izolimi ka shkaktuar një rritje të konsumit të alkoolit, ai gjithashtu ka bërë dhe një të mirë. Njerëzit e kanë marrë si një sfidë për të lënë pijen.
Modelja Victoria Clay, 25 vjeç, është një nga njerëzit që ka hequr dorë nga pirja ndërsa ishte në karantinë.

"Para pandemisë, orari im ishte punë ditën dhe festa natën që do të thoshte pije deri në orët e para të mëngjesit por tani kjo ka ndryshuar pasi ajo ka kuptuar se pinte vetëm për shkak të mjedisit ku ishte.Pa presionet nga shoqëria dhe ambienti, nuk ndiej dëshirë të pi. Edhe pse kam pafund pije në shtëpi, tani pi vetëm çaj."
Bloggeri Tom Bourlet gjithashtu ka hequr dorë nga pirja që nga bllokimi.
"Fillimisht mendova se unë dhe e dashura ime do të përfundonim duke pirë pak më shumë, pasi ishim më të qetë dhe nuk kishim shumë për të bërë por pasi kërkuam për alkool në dy dyqane dhe nuk kishin, përfundimisht vendosëm të mos pimë dhe kaluam ditët duke shkruar postime në blog, duke punuar dhe pastruar shtëpinë. " tregon ai.
Shumë njerëz gjithashtu kanë hequr dorë nga alkooli për arsye shëndetësore, si mendore ashtu edhe fizike.
"Unë pija mjaft gjatë fundjavave," thotë Ben.
Por që nga mbyllja, ai vendosi ta linte pijen pasi ndjente se alkooli po rriste ankthin e tij dhe në një kohë kur bota ishte në kaos dhe çdo ditë kishte lajmet të këqija pija vetëm sa kontribonte në shtimin e ankthit të tij. " Jasmine ishte në të njëjtën mënyrë një konsumuese e madhe e alkoolit para pandemisë. “Unë jetoja për darkat e gjata me shokë që pinin shumë shishe verë në një kohë të shkurtër por vendosa të sfidoj veten kryesisht sepse doja të isha e shëndetshme.
Herbert shpjegon se izolimi mund të frymëzojë njerëzit të zbulojnë dëshira dhe mekanizma të reja se si të përballojnë dëshirën për të pirë. Këta njerëz, shton ajo, kanë më pak të ngjarë të pinë më shumë.
"Ka shumë mënyra me të cilat mund të bëhet kjo, të tilla si meditimi ose ushtrime si yoga dhe të mbash një diete të shëndetshme," thotë ajo.
Ajo thotë se njerëzit të cilët tashmë mund të kenë filluar të ndjekin këto rrugë do të jenë më pak të tërhequr për të rritur konsumin e tyre të alkoolit si rezultat i situatës aktuale.
Ndërsa mënyra e jetesës sonë aktuale mund të jetë jo normale dhe ka ndryshime në çdo gjë, ia vlen të kujtojmë se fakti "alkooli të bën dëm" është një nga gjërat e pakta që nuk duhet të ndryshojë.
Burimi: The Independent/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë