Lajme

A po e përshpejton Covid-19 zëvendësimin e njerëzve në punë me robotët?

Ndërsa pandemia ka mbërthyer botën, njerëzit janë të rrethuar dhe nga një kërcënim tjetër, zëvendësimi i tyre në punë nga robotët. Siç thonë analistët, për mirë apo për keq robotët do të zëvendësojnë shumë njerëz në punët e tyre dhe shpërthimi i koronavirusit po përshpejton procesin.
“Njerëzit zakonisht thonë se duan një element njerëzor në bashkëveprimet e tyre, por Covid-19 e ka ndryshuar këtë gjë. Covid-19 do të ndryshojë preferencën e konsumatorit dhe do të hapë mundësi të reja për automatizim,” thotë Martin Ford, një analist që ka shkruar për mënyrat se si robotët do të integrohen në ekonomi në dekadat e ardhshme.
Kompanitë e mëdha dhe të vogla janë duke menduar si të përdorin robotë për të rritur distancimin shoqëror dhe për të zvogëluar numrin e stafit që duhet të vijë në punë.
Walmart, një ndër prodhuesit dhe shitësit më të mëdhenj në SHBA, por përdor robotët për të pastruar dyqanet e tij. Robotët në Korenë e Jugut janë përdorur për të matur temperaturat dhe për të shpërndarë dezifektantin e duarve.
Me ekspertët e shëndetit që paralajmërojnë disa masa në distancë sociale mund të kenë nevojë të vendosen deri në vitin 2021, puna nga robotët është gjithnjë e në rritje. Gjithashtu, edhe kompanitë që bëjnë produkte pastrimi dhe dezifektante kanë pasur kërkesa për rritje të të robotëve.
Kompania e robotëve UVD, prodhimi danez i robotëve të dezinfektimit ultravjollcë, gjatë kësaj kohe kanë dërguar qindra të tillë në spitalet Kinës dhe Evropës. Kompanitë e sendeve ushqimore dhe restorantet që ofrojnë pije, gjithashtu po përdorin robotë.

Ekspertët thonë se ndërsa më shumë biznese rihapen, ne mund të presim që të shohim adoptimin e mëtejshëm të kësaj teknologjie, pa mund të shohim robotë që pastrojnë shkollat ose zyrat tona.
“Konsumatorët tani kujdesen më shumë për sigurinë e tyre dhe shëndetin e punëtorëve”, thotë Blake Morgan, autorja e librit “Konsumatori i së Ardhmes”.
“Lëvizja drejt automatizmit mund t’i mbajë ata të gjithë më të shëndetshëm dhe klientët do t’i shpërblejnë kompanitë që e bëjnë këtë,” shtoi ai.
Shërbimi ushqimor është një sektor tjetër ku përdorimi i robotëve ka të ngjarë të rritet. për shkak të shqetësimeve shëndetësore. Zinxhirët e ushqimit të shpejtë si McDonald’s kanë provuar robotë si gatuajnë dhe servirin.
Në depot e mëdha të shitjeve, si Amazon dhe walmart, robotët janë përdorur për të përmirësuar efikasitetin. Përhapja e Covid-19 ka bërë që të dy kompanitë, të kërkojnë të rrisin përdorimin e robotëve për sistemim, transportim dhe paketim.
Kjo mund të zvogëlojë numrin e ankesave nga punëtorët e depove, të cilët thonë se nuk mund të distancohen nga kolegët e tyre në kushtet aktuale. Por, sipas ekspertëve të teknologjisë, kjo do t’i linte disa prej tyre pa punë.

Sapo një kompani të ketë investuar në zëvendësimin e një punëtori me një robot, nuk ka gjasa që firma do të rimarrë ndonjëherë punëtorë. Robotët janë më të shtrenjtë për t’u krijuar dhe integruar në biznese, por pasi të jenë në funksionim, robotët kushtojnë më të lirë se punëtorët. Sipas analistit Martin Ford, përdorimi i robotëve në periudhën e pandemisë Covid-19, gjithashtu paraqet disa avantazhe të marketingut.
“Njerëzit do të preferojnë të shkojnë në një vend që ka më pak punëtorë dhe më shumë robotë sepse ata mendojnë se mund të ulin rrezikun e infektimit,” shpjegon ai.

Po për rolet e shërbimit kur një person është i nevojshëm për të ofruar një shërbim?
Inteligjenca artificiale po zhvillohet që mund të zëvendësojë edhe mësuesit, trainerët e fituesit dhe këshilltarët financiarë. Kompanitë e mëdha të teknologjisë po zgjerojnë përdorimin e inteligjencës artificiale.
Skeptikët e robotëve kishin besuar se njerëzit do të kishin përparësi në punë. Kjo mund të ndryshojë pasi izolimi i ka bërë njerëzit më të qetë me idenë e punës nga distanca. Instruktori ose këshilltari në ekran nuk ka nevojë të jetë një njeri, ai thjesht duhet të mendojë dhe të veprojë si një i tillë . Një raport i vitit 2017 nga konsulentët global McKinsey parashikoi që një e treta e punëtorëve në ShBA do të zëvendësohej nga automatizimi dhe robotët deri në vitin 2030. Por ngjarjet si pandemitë kanë potencialin për të ndryshuar të gjitha afatet kohore dhe ekspertët thonë se me të vërtetë u takon njerëzve të vendosin se si dëshirojnë, për të integruar këtë teknologji në botë./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë