Histori

A parashikuan Vikingët një apokalips 1200 vjet më parë?

Një zbulim i ri ka gjetur një mesazh të humbur të 1200 viteve më parë

Një studim fundit i një guri misterioz në Suedi ka zbuluar që Vikingët ishin të shqetësuar rreth një katastrofe klimaterike më shumë se 1200 vite të shkuara.

Suedia është një nga kulturat më të ndërgjegjësuara për klimën. Në shkollën fillore, fëmijët mësojnë rreth çështjeve të ekologjisë dhe nbrojtjen. Në vitet e fundit, aktivistja suedeze adoleshente Greta Thunberg është kthyer në një lidere të drejtimit të lëvizjes globale kundër krizës klimaterike dhe ka frymëzuar miliona njerëz të tjerë rreth botës për të vepruar. Por ndryshimi i klimës mund të ketë qenë diçka që ka qenë në mendjne e sudezëve shumë më parë se njerëzit ta kenë imagjinuar – që në kohën e Vikingëve.

Një grup arkeologësh, linguistësh dhe religjozësh e ekspertë klime janë bashkuar për të analizuar mbishkrimet e Gurit Rök, një gur përkujtimor i mbishkruar i gjetur në provincën suedeze të Östergötland në vitet 1600.Studimi i publikuar këtë vit, sugjeron që Vikingët ishin të shqetësuar për një katastrofë të mundshme klimaterike 1200 vjet më parë.

2.5m i gjatë, Guri Rök është një copë graniti prej 5 tonësh me mbishkrimin më të gjatë ndonjëherë në gur. Ajo përmban 725 runa, karaktere të përdorura në gjuhën vikinge, që, përveç të tjerave, zbulojnë vargje rreth heroizmit të Theodorikut të Madh, një mbret i Ostrogotëve në Shekullin VI. Besohet të jetë krijuar në shekullin e nëntë. Guri është tepër i mirëruajtur dhe konsiderohet monumenti më i famshëm runik i epokës vikinge.

Për më shumë se një shekull, studiuesit janë përpjekur të deshifrojnë mbishkrimet e gdhendura në gur. Studimi i publikuar këtë vit tregoi se ajo çfarë është shkruar aludon për një krizë të klimaterike që ndodhi midis 536 dhe 550 përpara Krishtit - rreth 300 vjet para se të krijohej Guri Rök. Gjatë kësaj kohe, një seri shpërthimesh vullkanike shpërndanë aq shumë hir në qiell sa që bëri që dielli të zhdukej virtualisht. Kjo çoi në verëra anormalisht të ftohta në gadishullin Skandinav, duke rezultuar në shkatërrim të të korrave dhe urisë. Vlerësohet se të paktën 50% e popullsisë lokale vdiq për shkak të krizës.

Kjo ngjarje traumatike mund të ketë ndihmuar në formimin e mitit të Ragnarök. Historia përshkruan një seri ngjarjesh, duke përfshirë bllokimin e dritës së diellit dhe Fimbulëinter, ose "dimrin e madh" - përfundimisht duke çuar në fund të civilizimit.

Burimi:BBC/ Në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë