Financa Personale

A na duhen 75,000 $ në vit për të qenë të lumtur?

Time-Një studim i kërkuesëve shkencorë të Princeton University i vendos një shifër lumturisë: 75,000 $ në vit.

Njerëzit zakonisht shprehen se paratë nuk e blejnë lumturinë. Përveç, rastit të studimit të Shkollës Woodrow Wilson të Universitetit të Princeton, që i vendos lumturisë çmimin rreth  75,000 $ në vit. Sa më të ulta të jenë të ardhurat vjetore të personit në krahasim me kufirin e referimit, aq më pak i lumtur ndjehet ai ose ajo. Por e kundërta nuk ndodh, sa më shumë mbi 75,000$ në vit të marrin njerëzit, ata nuk reflektojnë ndonjë shkallë më të madhe lumturie.

Përara se punëdhënësit të nxitojnë të mbajnë ose të rrisin pagën e secilit punonjës në 75,000 dollarë në vit, të nxitur nga studimi, të kuptojnë rreth lumturisë. Ky studim tregon se ka dy lloje të lumturisë. Është ajo lumturi që ka të bëjë me ndjenjën tuaj të përditshme që ndryshon: nëse jeni të stresuar ose të trazuar ose ndjeheni emocionalisht të shëndetshëm. Pastaj ka kënaqësinë më të thellë; është ajo që ka lidhje me ndjenjën për mënyrën se si po shkon jeta juaj - ajo që Toni Robbins përpiqet t'ju mësojë. Ndërsa të kesh një të ardhur mbi kufirin magjik prej 75,000$ nuk duket të ketë një ndikim në ish (mirëqenien emocionale), patjetër që përmirëson kënaqësinë e njerëzve si Robbins. Me fjalë të tjera, sa më shumë njerëz të fitojnë mbi 75.000 dollarë në vit, aq më shumë ndjejnë se jeta e tyre po funksionon në tërësi. Por kjo nuk i bën ata më të lumtur kur gdhihen në mëngjes.

Studimi i ekonomistit Angus Deaton dhe psikologut Daniel Kahneman, i cili ka fituar një Çmim Nobel për Ekonomi, analizoi përgjigjet e 450,000 amerikanëve të anketuar nga Gallup dhe Healthways në vitin 2008 dhe 2009. Pjesëmarrësit u pyetën se si ata ishin ndjerë një ditë më parë dhe nëse ata po jetonin jetën më të mirë të mundshme lidhur me pritshmëritë e tyre. Ata u pyetën njikohësisht  edhe për të ardhurat e tyre.

Autorët zbuluan se shumica e amerikanëve - 85% e të intervistuarëve- pavarësisht nga të ardhurat e tyre vjetore, ndiheshin të lumtur çdo ditë. Pothuajse 40% e të anketuarve gjithashtu kanë raportuar një ndjenjë të theksuar (e cila nuk është e atashuar ekskluzivisht me lumturinë) dhe 24% kanë raportuar ndjenjë trishtimi. Shumica e njerëzve ishin gjithashtu të kënaqur me mënyrën se si po shkonte jeta e tyre.

Pra, ku nisin të luajnë rol 75,000 $? Studiuesit zbuluan se të ardhurat më të ulëta nuk shkaktonin trishtim në vetvete, por i bënin njerëzit të ndjeheshin më të ndërgjegjshëm ndaj problemeve që kishin. Studimi zbuloi, për shembull, se midis njerëzve të divorcuar, rreth 51% që bënin më pak se 1,000 dollarë në muaj raportuan se ishin të trishtuar ose të stresuar ditën e kaluar, ndërsa vetëm 24% e atyre që fitonin më shumë se 3,000 dollarë në muaj raportuan ndjenja të ngjashme. Ndër njerëzit me astmë, 41% e të punësuarve me pagë më të ulët se pika e referimit të studmit raportuan se ndiheshin të pakënaqur, krahasuar me rreth 22% të grupit më të pasur. Por është e qartë se duke pasur para, e largon vëmendjen nga trazimet.

Në 75,000 $, efekti zhduket. Studimi thotë se për njerëzit që fitojnë kaq ose më shumë, temperamenti individual dhe rrethanat e jetës luajnë një rol shumë të madh nën ndjeshmërinë e zemrës së tyre se sa paratë. Studimi nuk thotë se pse 75.000 dollarë është pika e referimit, por "mua më duket se ky kufi është një shifër e besueshme dhe e kënaqshme përmes së cilës njerëzit arrijnë të përmbushin nevojat dhe dëshirat e tyre mjaftueshëm pa u ngushtuar dhe pa qenë tamaqarë njëkohësisht duke mos e konsideruar paranë një çështje shqetësuese", thotë Deaton. (Minimumi jetik për një familje prej katër persoonash është  22,050 $.)

Por në një pikpamje më të gjerë të jetës së tyre, vlerësimet e njerëzve ishin më të lidhura me të ardhurat e tyre. Sa më shumë fitonin, aq më shumë besonin se jeta e tyre po funksiononte mirë. Sondazhi i pyeste njerëzit ta rendisnin veten në një shkallë kënaqësie të jetës, nga njëshi tek 10, ku me një kuptohet  se jeta e tyre nuk po shkon mirë dhe më 10 se jeta e tyre po shkon mirë siç duhet të shkojë. Sa më të larta të ardhurat e tyre, aq më e lartë referohej shkalla e kënaqësisë ndaj jetës. " Është me rëndësi që rritja e të ardhurave në të njëjtën përqindje ka efekt të njëjtë për vlerësimin e jetës për të gjithë, të pasur apo të varfër, edhe pse shumat absolute të të ardhurave ndryshojnë ", shkruajnë autorët. Kështu çdo rritje prej 10% në të ardhurat vjetore, fitofshin ata 25,000 $ ose 100,000$ do të sjellë ndryshim të këndvështrimit për jetën. "Të ardhurat e larta nuk ju sjellin lumturi, por ju sjellin një jetë që mendoni se është më e mirë", përfundojnë autorët.

Kërkimet e mëparshme për korrelacionin mes parave dhe lumturisë  kanë zbuluar gjithashtu se nuk pasuria absolute që të shpie drejt lumturisë, por pasuria relative dhe statusi — ka të bëjë me sa më shumë para ke në krahasim me fqinjët e tu.

Nuk është çudi , kur të njëjtat sondazhe që bëhen në vende të ndryshme, rezultatet e amerikanëve janë paksa shumë të përziera: ndër 150 shtete të marra në stdudim për lumturinë,  ata janë të pestët në aspektin e lumturisë, të 33-ët në aspektin e qeshjes dhe të 10-ët në aspektin e kënaqësisë. Në të njëjtën kohë, ata janë të 89-të më të mërziturit, të 69 më të trishtuarit. Edhe pse, ndoshta për shkak të pasurisë së përgjithshme të vendit, ata janë në 10-en e parë të vendeve  ku njerëzit ndjejnë se jeta e tyre po shkon mirë, të kapluar nga optimizmi i përjetshëm si Kanadezët, qytetarët e Zelandës së Re dhe Skandinavët.

Tanimë që hulumtuesit e Princeton-it kanë ngatërruar këtë mister të jetës, ndoshta dikush në MIT mund të studiojë korrelacionin mes sasisë optimale të parave që kërkohen për të blerë dashurinë.*Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë