Biznes

A mund t’u vendoset një taksë minimale për kompanitë në botë?

Tatimi i korporatave është një nga çështjet më të mprehta në politikën ekonomike ndërkombëtare. Janet Yellen, Sekretarja amerikane e Thesarit, rrëmbeu vëmendjen e punonjësve në zyra në të gjithë botën, me një fjalim në Këshillin e Çikagos për Çështjet Globale.

Ajo u  bëri një thirrje vendeve që ata të bien dakord mbi një normë minimale globale të taksave për kompanitë e mëdha.

“Një taksë e tillë, do të na ndihmonte të sigurohemi që ekonomia globale do të lulëzojë në një fushë me rregulla më të barabarta loje.”-tha Yellen.

Pavarësisht se ideja e taksës minimale do të shkaktonte polemika në taksat në Karaibe, Europë e më gjerë, shumë ekonomi të tjera do të mirëpresin angazhimin e ripërtërirë të Amerikës për vendosjen e taksave.

Gjatë dekadës së kaluar, shmangia e taksave të korporatave është ndeshur me një reagim që erdhi gjithmonë e më shumë në rritje.

Duke shfrytëzuar mospërputhjet midis ligjeve tatimore të vendeve, fitimet e tatueshme mund  të zhduken.

Loja u bë më e lehtë me rritjen e pasurive të paprekshme, të cilat mund të zhvendosen midis juridiksioneve më lehtë sesa ndërtesat ose makineritë.

Pesë gjigandët më të mëdhenj të Silicon Valley paguanin 220 miliardë dollarë në taksa gjatë dekadës së kaluar, vetëm 16% të fitimeve të tyre.

Grupe të shumta që synojnë zgjidhjen e problemit janë zhvilluar nën kujdesin e “Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik”.(OECD)

Progresi, megjithatë, ka qenë i ngadaltë. Të irrituara, dhjetëra vende nga Belgjika dhe Britania në Indi dhe Indonezi , kanë propozuar "taksa të shërbimeve digjitale" (DST) në shitjet lokale e firmave të huaja me platforma në internet.

 Administrata Trump tha që këto tarifa diskriminojnë biznesin amerikan dhe kërcënojnë tarifat. Megjithatë, kjo administratë kishte rënë dakord me idenë e një takse minimale.

Aktualisht,Z. Biden po shtyn reformat e reja dhe dëshiron të rrisë normën e brendshme të korporatave federale nga 21% në 28% dhe ç'është më e rëndësishmja, të rrisë normën e fitimeve të firmave amerikane nga 10.5% në të paktën 21%.

Republikanët në Kongres dhe grupet që përfaqësojnë biznesin e madh ankohen se nivelet më të larta të taksave dëmtojnë konkurrencën amerikane.

Taksa minimale është një nga dy "shtyllat" në qendër të negociatave të ndërmjetësuara nga OECD.

Në fillim të këtij viti u raportua se zonja Yellen kishte hequr dorë nga propozimi i administratës Trump për të lejuar kompanitë amerikane të zgjedhin çdo sistem të ri për të drejtat  e taksimit.

Shumë prej firmave të synuara nga DST-të i paguajnë qeverisë së Amerikës një pjesë të madhe të taksave të tyre. Për të arritur një marrëveshje, zonja Yellen do të duhet të jetë jashtëzakonisht e gatshme të ndajë me vendet e tjera.

Ndërkohë, administrata e Biden  po vazhdon me planet për të vendosur tarifa deri në 25% për mallra të caktuara nga gjashtë vende me DST, duke përfshirë Britaninë dhe Turqinë.

 Kjo është, ndoshta, një taktikë për të inkurajuar të tjerët të arrijnë një marrëveshje në Organizatën për Zhvillimdhe Bashkëpunim Ekonomik. Nëse është kështu, duhet shpresuar që të funksionojë.

Burimi: The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë