Njerez

A mund të imagjinoni rrugën tuaj drejt suksesit? Bëni si atletët

Pasi Novak Djokovic fitoi Wimbledonin, një nga kompeticionet më të njohura të tenisit, për të pestën herë të dielën që kaloi, ekspertët u shprehën se fitorja erdhi falë imagjinatës së tij. “Gjithmonë përpiqem ta përfytyroj veten si fitues,” tha kampioni, pasi theksoi gjithashtu rëndësinë e gjendjes emocionale dhe mendore.

Natyrisht, me mendje ne mund të shkojmë shumë larg, përndryshe shumë prej nesh nuk do të bëhen biznesmen të suksesshëm. Psikologët e sportit thonë se hulumtimet kanë treguar se teknikat e “imazhit” sjellin rezultate reale dhe mund të ndihmojnë njerëzit në jetën e përditshme.
“Është një nga këto aftësi të pashfrytëzuara që pothuajse çdo qenie njerëzore duhet ta përdorë,” shprehet Jennifer Cumming një psikologe në universitetin e Birminghamit.
Ajo thotë se ka pasur shumë kërkime se si ndikon imagjinata në jetën ton. Sipas saj në përgjithësi të gjithë mund të përfitojmë nga kjo dhe sa më shumë ta përdorim, aq më shumë mund ta përmirësojmë. Në thelb, teknika e "imazhit" përfshin krijimin ose rikrijimin e një përvoje në mendjen tuaj. Kjo është një nga teknikat kryesore të përdorura jo vetëm nga sportistët por edhe nga artistët e arrirë. Psikologja sportive Josephine Perry, i cili përdor këtë koncept në punën e saj me sportistët e një sërë disiplinash, thotë se ndonjëherë ndjehet keq se ata nuk e marrin seriozisht “forcën e imagjinatës” dhe të përfitojnë vërtetë.

Në një studim të fundit që ajo kreu me disa atletë, kuptoi se forca e imagjinatës është një ndër gjërat kryesore për ta. Ajo u bazua pikurish në këtë pjesë dhe shpjegon se truri i tyre filloi të imagjinonte që në momentin që ata ndjenë erën e barit të fushës. Sipas saj edhe detajet më të vogla mund të ndihmojnë për të imagjinuar të ardhmen tuaj.
“Hulumtime të ndryshme kanë treguar se sa më reale të bëni imagjinatën tuaj, aq më shumë do të punoni,”shpjegon ajo.
Sipas saj, imagjinimet janë shumë të dobishme, pasi nuk ka praktikë reale për ngjarje të tilla si humbja e durimit tuaj ose qëndrueshmëria, ku ndoshta do t’ju duhet të kufizoni veprimtarinë tuaj nga frika e dështimit. Ajo e përdori këtë studimi edhe për studentët e mjekësisë në Universitetin e Birmingamit në periudhën e kohës së provimeve dhe rezultoi se studentët që imagjinonin se do të merrnin një notë mirë pasi kishin studiuar shumë, patën rezultate të mira në teste.

Gjithashtu, edhe një studim i vitit të kaluar nga universiteti i Plymouth, tregoi se imagjinata mendore i ndihmon njerëzit mbipeshë që po përpiqeshin të humbnin peshë.
“Sikur të imagjinoni se sa mirë do të ishte të humbnit peshë, ose peshën tuaj ideale do të inkurajoheshit për t’u dobësuar,” u shpreh Linda Solbirg, autorja e studimit.

Sipas Dr Cumming, hulumtimet tregojnë se kombinimi i imagjinimit me praktikën fizike është një përfitim i dyfishtë, jo vetëm që të kemi një performancë të mirë në punë dhe në familje, por gjithashtu do të kemi dhe avantazhe psikologjike siç janë përqendrimi dhe besimi.
“Në momentin që imagjinoni diçka pozitive, truri juaj do të jetë më aktive dhe më pas mund të përfshijë dhe aftësitë motorike,” shton ajo.
Psikologët janë shprehur se imagjinata, e kuptuar siç duhet, është një nga aftësitë njerëzore më të hershme dhe “të menduarit me imazhe”, duhet të kenë paraprirë veprimet fizike për qindra apo mijëra vjet. Ata shpjegojnë se njerëzit shpesh herë, kanë atë çfarë kanë menduar për veten. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë