Jete & Stil

A ka një recetë mbi lumturinë?

‘Lumturia është kuptimi dhe qëllimi i jetës, i gjithë synimi dhe fundi i ekzistencës njerëzore.’

 Aristoteli e tha këtë rreth dy mijë vjet më parë, ndërsa edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë e vërtetë.

Lumturia është një nga synimet më të kërkuara në jetë, ndonëse për disa është e pakapshme.

Është e lehtë të mashtroni vetën me mendimet se të keni një shtëpi, një makina, apo gjëra të tjera materiale, do t'ju bëjnë më të lumtur. Por në realitet, lumturia është e mundshme për të gjithë! Një shtëpi apo një makinë e re nuk do të bëjë domësdoshmërisht të lumtur; janë kënaqësitë e vogla në jetë ato që sjellin lumturinë e vërtetë.

Ka disa elemente që nuk janë materiale,  dhe që të gjithë mund ti bëjnë për të shtuar dozën e lumturisë ne jetën tuaj.

Lexoni për të mësuar disa mënyra të thjeshta që ju mund të filloni të jetoni një jetë më të lumtur sot.

Bëj atë që do- Nëse ke pasion të bësh diçka, si psh , të luash futboll, të shkruash një poezi, të mësosh fëmijëve kurse  që ti di, gjej kohën për t’i bërë , janë gjëra të vogla që ti mundesh, por që kanë kuptim për ju.

Ndihmoni të tjerët- Ndonjëherë pasi të kemi arritur qëllimet tona vetjake , sërish ndihemi të zbrazët përbrenda sepse nuk kemi dhënë asnjë kontribut domethënës për jetën e dikujt tjetër. Kur ne ju japim ndihmë të tjerëve , apo kontribojmë diçka në të mirën e dikujt, Ndikimi që ka në atë që në bëjmë  na bën të ndihemi më  të kënaqur dhe është një burim i madh potencial për lumturinë tonë.

Jini mirënjohës- Kur mendon për të gjitha gjërat që duhet të jesh mirënjohës, atëherë kupton sa i bekuar je. Por pa i evidentuar ato, i marrim për të mirëqena të gjitha nevojat tona bazë – një çati mbi kokë dhe ushqim të bollshëm për të ngrënë. Ji mirënjohës dhe vlerëso të gjitha gjërat që ke në jetë, kështu do nisësh të ndihesh më i lumtur.

Ndaj gjëra me të tjerët- Kur ndan diçka me të tjerët, ata do të ndihen shumë mirë me ty dhe do të të ndihmojnë që dhe ti të kesh kënaqësi e lumturi në jetën tënde.

Buzëqesh më tepër-Një buzëqeshje është diçka që mund ta dhurosh pa asnjë kosto, dhe kjo buzëqeshje mund të të bëjë të lumtur;

Bëj ushtrime-Ushtrimi dhe aktiviteti fizik redukton stresin dhe çliron endorfinë, kjo do të ndikojë në lumturinë tuaj.

Menaxho ngarkesën dhe stresin- Praktiko forma si meditimi apo joga që mund të ndihmojnë të menaxhosh stresin dhe të ndihesh më mirë.

Ushqehu shëndetshëm-Nëse ha në mënyrën e duhur, do të ndihesh më mirë si fizikisht ashtu dhe mendërisht. Kështu do të shmangësh të gjithë ndjenjat e fajësisë  për konsumimin e ushqimeve të shpejta dhe me yndyrna të mëdha.

Kalo më shumë kohë me njërzit e dashur-Ne jemi qënie sociale dhe kemi nevojë e gjejmë kënaqësi kur kalojmë kohë me shoqërinë e familjen për biseda të këndshme, lidhje dhe për pak të qeshura. Jeta është shumë e shkurtër për t’a jetuar tërësisht vetëm.

Bëj dhurata-jo dhurata të shtrenjtë, një shënim i vogël, ose një email kuptimplotë për të sjellë dritë në ditën e dikujt, dhe në tuajën gjithashtu.

Fal-. Në vend të një të shkuare të hidhur fokusohu më mirë në një të ardhme të ndritshme dhe do të ndihesh mirë për atë çfarë të pret.

Bëj ecje në natyrë-Ecja në parkun apo pyllin pranë qytetit tënd do të ndihmojë të marrësh pak ajër të pastër dhe do të vlerësosh bukurinë e botës natyrore.

Jini vetvetja-Siç tha Steve Jobs, "Koha juaj është e kufizuar, prandaj mos e humbisni atë që jeton jeta e dikujt tjetër". Pranoni kush jeni, thjesht jini vetvetja dhe do të ndjeni një botë të ndryshimit.

Nëse sërish do t’i referohemi përkufzimit të filozofit grek për lumturinë, atëherë  Aristoteli besonte se të gjitha gjërat e mëposhtme ishin të rëndësishme, kur përpiqeni të arrini lumturinë:

Shëndeti;

Paratë;

Miqësitë;

Marrëdhëniet;

Dija.

Lumturia nuk ka një recetë të caktuar.

Ndaj është mirë të provoni gjërat e përmendura më sipër, do të investojnë në lumturinë tuaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë