Lajme

A ka nisur tiktaku i TikTok-ut?

Më 6 gusht, kur Shtëpia e Bardhë e lajmëroi  TikTok se kishte 45 ditë kohë për t’u mbyllur,  ose  për gjetur një blerës amerikan, ekzistonte rreziku që aplikacioni i videove  në pronësi të Kinës të zhdukej nga Amerika, duke zemëruar 100 milion përdoruesit e saj dhe duke shkatërruar miliarda dollarë pasuri të investitorëve. Duket se është gjetur një shteg i minutës së fundit. TikTok ka thënë se do të hyjë në një partneritet kompleks me “Oracle”, një gjigand i teknologjisë amerikane, që është krijuar për të treguar se është më shumë nën ndikimin amerikan. Një ditë para se Nvidia, një kompani gjysmëpërçuese amerikane, ofroi 40 miliardë dollarë për “Arm Holdings”, një firmë me bazë britanike për krijimin e çipave, në Britani shpërtheu debati  rreth mënyrës se si ta ndalonte kampionin e saj të teknologjisë, të tërhiqej  nga lufta tregtare e Amerikës. Pa ndonjë çudi, të dy episodet ofrojnë një pamje paraprake se si epoka e re e nacionalizmit do të ndryshojë mënyrën e drejtimit të firmave shumëkombëshe -për keq.

"Presidenti Donald Trump duket se favorizon më shumë “Oracle” - kryetari i të cilit, Larry Ellison, është një mbështetës i Trump – sesa një ofertë nga Microsoft, e cila kishte kuptim pak më komercial".

Të dy kompanitë kapërcejnë ndarjet gjeopolitike dhe janë në zemër të ekonomisë dixhitale. TikTok është në pronësi të ByteDance, një yll i teknologjisë kineze. Shtëpia e Bardhë thotë se ka frikë se të dhënat e përdoruesve po dërgohen në Kinë, ku “Big Brother” mund t’i spiunojë ata, dhe se algoritmi që zgjedh videot është i prekshëm nga manipulimi kinez. Projektimet e “Arm Holding” përdoren në të gjithë botën,  e jo më pak në Amerikë dhe Kinë, dy tregjet e saj më të mëdha. Qeveria e Britanisë shqetësohet se një blerje do ta zhvendoste  aktivitetin  kryesor jashtë vendit (në 2016 Arm u ble nga SoftBank, një firmë Japoneze, e cila premtoi ta mbante bazën e firmës në Britani deri më 2021). Një shqetësim tjetër është se, nën pronësinë amerikane, Arm nuk do të jetë më një furnizues “neutral”, përkundrazi po bëhet  një instrument i regjimit të sanksioneve të zgjeruara të Xha Samit.

Gjatë historisë,  kompanitë janë përshtatur me gjeopolitikën. Në epokën e globalizimit të lirë, e cila filloi në vitet 1980, në botë u krijua ideja se të gjitha firmat duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, pavarësisht kombësisë . Kjo e bëri atë efikas për të funksionuar si një firmë globale me një menaxhim unitar,  strukturë kapitali dhe sistem  prodhimi. Në të kundërt, vitet 1930 dhe 1940 u rrënuan nga luftërat dhe proteksionizmi. Bizneset si “General Motors” u përgjigjën duke lejuar që operacionet e tyre të huaja të bëhen gjysmë-autonome. Në vend që të bashkoheshin, shumë firma bashkëpunuan përtej kufijve,  përmes aleancave dhe karteleve.

"Gjeopolitika po e kthen biznesin global në një formë që është më pak efikase dhe më pak e lirë".

Marrëveshja e propozuar për TikTok tregon sesi biznesi po shkon në drejtimin e viteve 1930. Megjithëse detajet nuk janë ende publike, pronësia e firmës ndoshta do të ndryshojë, me aksionerët amerikanë, përfshirë “Oracle”, dhe ndoshta “Walmart”, duke mbajtur aksione të mëdha të pakicës, ndoshta me të drejta të vetos në disa vendime. Vendndodhja e aseteve kryesore do të zhvendoset, me selinë që lëviz në Amerikë dhe “Oracle” do të  menaxhojë  ruajtjen e të dhënave atje ( si edhe monitorimin e algoritmit). “Arm”, ndërkohë, e  ka shtrembëruar njëherë strukturën e saj për t’u marrë me gjeopolitikën: në 2018 ajo shiti 51% të aksioneve në operacionin e saj në Kinë kryesisht tek investitorët kinezë, duke përfshirë fondet e mbështetura nga shteti. Tani mund të përballet me një metamorfozë të re. Qeveria Britanike, për shembull, mund të kërkojë garanci të mëtejshme ligjore, se ajo drejtohet në mënyrë autonome në Britani. Kjo do të ishte pjesë e një shtytjeje për të forcuar bazën industriale të vendit, e cila ka shkaktuar një grindje me Bashkimin Europian.

Firmat europiane të teknologjisë mund të ndryshojnë, me një linjë prodhimi që u shërben klientëve kinezë dhe një tjetër,  amerikanëve.

Këto shtrembërime të korporatave kanë kufizime të dukshme. Politikanët duhet të luajnë Zotin: Presidenti Donald Trump duket se favorizon më shumë “Oracle” - kryetari i të cilit, Larry Ellison, është një mbështetës i Trump – sesa një ofertë nga Microsoft, e cila kishte kuptim pak më komercial. Trump tani mund të kërkojë më shumë koncesione dhe çdo marrëveshje do të ketë nevojë gjithashtu për miratim nga regjimet e reja të zgjeruara të shqyrtimit të investimeve,  në Amerikë dhe Kinë. Nënndarja e bizneseve në kapanone kombëtare dublikon kostot dhe strukturat komplekse mund ta lënë të paqartë epiqendrën e  kontrollit. “Arm” është i përfshirë  në një mosmarrëveshje të ashpër me një ekzekutiv kinez, se kush është në të vërtetë përgjegjës për ndërmarrjen e përbashkët kineze.

Por pavarësisht kësaj, prisni më shumë manovra shumëkombëshe ndërsa globalizimi hapet. Qeveria australiane po kërkon që “Rio Tinto”, një firmë minerare globale e prirë për skandal, të drejtohet nga një australian. Firmat europiane të teknologjisë mund të ndryshojnë, me një linjë prodhimi që u shërben klientëve kinezë dhe një tjetër,  amerikanëve. Kompanive kineze mund t’u  duhet të merren me blerjen e aksioneve të pakicave jashtë vendit, jo me kontroll të plotë. Firmat e dëmtuara nga sanksionet - thotë Huawei - mund të shpërbëhen, me pronën e tyre intelektuale dhe njerëzit më të mirë, do të migrojnë te konkurrentët që nuk përballen me kufizime të tilla. Gjeopolitika po e kthen biznesin global në një formë që është më pak efikase dhe më pak e lirë. Kjo është për të vajtuar. /The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë