Njerez

A janë telefonat “feja e re” e njerëzve?

Në pjesën më të madhe të historisë njerëzore, duke nënkuptuar mijëvjeçarët e fundit, shoqëria ka qenë e pasionuar pas besimit fetar. Feja, e cila është shumë larg filozofisë, mendohet se i jep kuptim jetës që vetëm nëpërmjet fesë mund t’i arrish. Kjo praktikë ka qenë metoda e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve brenda shoqërive dhe jashtë tyre, gjithashtu edhe praktika kryesore e për çdo lloj feste.
Qytetet e mëdha të antikitetit janë ndërtuar rreth vendeve ku praktikohej feja gjatë gjithë kohës, kishat dhe xhamitë, të cilat i njohim edhe sot, ndërsa mësime të ndryshme fetare jepeshin në sheshin e qytetit apo nëpër pazaret të vjetra. Këto ide krijuan një kapital shoqërorë, duke krijuar lidhje me besimin dhe dashurinë e ndërsjelltë midis njerëzve të cilët, pavarësisht dallimeve të tyre duhet të qëndronin korrekt me fenë e përcaktuar nga personi që ishte në krye të shtetit.
Sot duke parafrazuar Mark Twain, kur flet për raportet e njerëzve me Perëndinë, shikojmë se ato janë ekzagjeruar në masa të mëdha. Feja po merr një zhvillim në mbarë botën, jo për shkak se fetarët kanë më shumë fëmijë se ateistët, por për shkak të propagandës. Ndërsa mendimi laik lulëzon në shkencë dhe në akademi, sigurisht që nuk ka zëvendësuar besimin në çështjet njerëzore. Por, religjioni tashmë ka një rival të ri, të fuqishme, që për më tepër kryen funksione që kanë mbërthyer vëmendjen tonë. Quhet internet.

Vendoseni veten në lulëzimin e madh intelektual të Bagdadit të shekullit të 8-të. Në këtë vend, feja ishte ajri që njerëzit merrnin frymë, uji që pini, kodi themelor për të gjithë bashkëveprimin shoqëror. Interneti bën të njëjtën gjë për ne sot: hapësira kibernetike është kudo dhe askund nuk mund të jetojmë dot pa zhurmën që krijon ekrani i smartfonit kur e prekim.
Forumet e antikitetit paralelizohen sot nga komunitetet që grumbullohen në internet, nga grupi privat WhatsApp, në mbledhjet e mijëra njerëzve në një tjetër grup Facebook-u. Forumet bashkëkohore duket se janë më të dobëta, duke mos u bazuar në ndjenjën e lidhjes reale dhe pjesëmarrësit e tyre shpesh nuk njihen me njëri tjetrin dhe as nuk i përkasin ndjenjave njerëzore.
Por qëllimi i forumit ka qenë gjithmonë solidariteti dhe devotshmëria, e shprehur përmes lutjes, duke u frikësuar nga një forcë superiore. Ashtu si feja që gjeti shprehjen e saj nëpërmjet institucioneve hierarkike në krye të së cilës ishte një priftëri e shenjtë, kështu që padyshim në këtë kohë janë “priftërinj” autorët e mëdhenj të rrjeteve sociale. Jobs mund të cilësohej si një udhëzues shpirtëror për punonjësit e Apple, duke i dhënë përkushtimin e tij pa kushte. Ndërsa Mark Zuckererg, njëjtë si në kohët antike është një njeri me ide utopike që po udhëheq një lëvizje masive, i cili dëshiron që gjithë njerëzimi të jetë pjesë e skemës së tij? Priftëria kishte tekstet e tyre të shenjta. Ungjilltarët e sotëm të teknologjisë gjejnë kuptimin e jetës në kodet e internetit.

Në thelbin e krishterimit, kritika e tij e besimit të botuar në 1841, filozofi Ludwig Feuerbach tha se fetë krijuan tjetërsim, duke e distancuar njerëzimin nga gjithçka që është më e mira për shoqërinë, duke e gjetur atë në një mënyrë qiellore atë që nuk e gjenin në tokë. Shumica e njerëzve me besim do ta kundërshtonin këtë sigurisht. Tashmë këtë pjesë e gjejmë në internet. Për sa i përket internetit, njerëzit gjithnjë gjejnë një botë tjetër tek interneti, ku përpiqen të jenë sa më pak vetvetja dhe të përshtaten me botën që interneti ofron.
Në kohën e tij Feuerbachi, cilësoi se feja është opiumi i popullit. Ndërsa tani nëse shihni adoleshentët rreth jush, apo veten tuaj me siguri do të jeni duke kontrolluar smartfonin tuaj për ndonjë njoftim, kuptoni se gjatë gjithë kohë jeni të ngujuar mbas botës së internetit. Në këtë kohë, nëse Feuerbachi do të jetonte akoma, nuk do të ishte i sigurt nëse opiumi i njerëzve do të ishte feja apo interneti./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë