Propozim i SI

A janë protestat e pasigurta? “Varet nga kush po proteston”

Ndërsa pandemia vijon të zhvillohet, shumica e epidemiologëve kanë tentuar shumë mënyra për të luftuar atë. Asnjë student në auditore, asnjë shërbim fetar, asnjë vizitë tek të afërmit de as tubime publike. Kështu që, kur protestuesit konservatorë kundër bllokimit, u mblodhën në vende si Columbus, Ohio dhe Lansing, Michigan, në prill dhe maj, epidemiologët i qortuan ata dhe parashikuan infeksione të tjera. Dhe pastaj vrasja brutale e George Floyd nga policia në Minneapolis më 25 maj ndryshoi gjithçka.
Shumë shpejt rrugët në mbarë vendin ishin plot me dhjetëra mijëra njerëz në një proteste masive që vazhdon edhe sot e kësaj dite, me demonstrime dhe shkatërrimin e objekteve. Dhe në vend që të deshifronte tubime masive, më shumë se 1.300 zyrtarë të shëndetit publik në SHBA nënshkruan një letër mbështetjeje dhe shumë prej tyre i’u bashkuan protestave. Ky reagim dhe ideja e mëparshme e epidemiologëve për izolimin, shkaktuan konfuzion dhe rrjellimisht lind pyetja:
Çfarë të vërtete ka koronavirusi?
"Mënyra se ekspertët e shëndetit publik ndryshojnë mendimet e tyre brenda natës është një fakt shumë i tmerrshëm, që sjell vetëm një gjë, “politizimin e shkencës”," shkroi eseisti dhe gazetari Thomas Chatterton Williams në “The Guardian” muajin e kaluar.
Sigurisht që në protestat e shumta ka njerëz të ndryshëm, shumë prej tyre janë moskokëçarës, shumë mbajnë maska në fytyrë dhe shumë të tjerë i drejtohen shtetit edhe për faktin se po përdor Covid-19 për të ndaluar protestat. Në terma praktik asnjë ekip i epidemiologëve nuk mund të kishte ndalur valët e protestuesve të mërzitur, më shumë sesa bwnw me izolimin. Ndryshimet e regimeve të tyre i kanë bërë epidemiologët të shqetësuar dhe i mundon pyetja e thellë e moralit, të përballen me rrezikun apo të jenë të përgjegjshëm. Catherine Troisi, një epidemiologe e sëmundjes infektive në Universitetin e Teksasit e cila studion Covid-19 tregon se mori pjesë në një protestë të kohëve të fundit dhe ka përjetuar një ndjenjë kontradiktore.
"Unë sigurisht dënova protestat kundër izolimi në atë kohë dhe nuk po i dënoj protestat tani," tha ajo.
Ndërsa, Mark Lurie, një profesor i epidemiologjisë në Universitetin Brown, ka një qasje tjetër.
"Instiktivisht, shumë prej nesh në shëndetin publik ndiejnë një dëshirë të fortë për të vepruar kundër rrymës. Por ne duhet të jemi të sinqertë. Disa javë më parë, ne ishim duke kritikuar protestuesit për argumentimin e hapjes së ekonomisë dhe duke thënë se kjo ishte sjellje e rrezikshme. Unë jam ende duke u përpjekur për këtë,” tha profesori Lurie.
Letra e nënshkruar nga më shumë se 1.300 epidemiologë dhe punonjës të shëndetit i nxiste amerikanët të adoptojnë një qëndrim të protestonin për një çështje të caktuar dhe gjithashtu kishin një thirrje për qeverinë që të përcaktojnë se kush ka qenë në protesta, pasi protestohet por nuk ka të dhëna nëse kanë qenë njerëz të infektuar atje.

"Si avokatë të shëndetit publik, ne nuk i dënojmë këto mbledhje si të rrezikshme për transmetimin e Covid-19. Ne i mbështesim ato si jetike për shëndetin publik kombëtar,” shkruan epidemiologët në letra.
Sipas tyre nuk ka ende asnjë provë të fortë që protestat çuan në rritje të dukshme të infeksionit. Një studim i botuar nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike në SHBA nuk gjeti ndonjë rritje të përgjithshme të infeksioneve, por nuk mund të përjashtonte që infeksionet mund të ishin rritur për shkak të protestave. Autoritetet shëndetësorë në Houston dhe Los Angeles kanë treguar se demonstratat çuan në rritje të infeksioneve, por ata nuk kanë dhënë të dhëna.
Epidemiologët thanë se marshimet dhe tubimet janë gati të sigurta që sjellin disa transmetime. Përdorimi i policisë së gazit lotsjellës dhe grumbullimi i protestuesve në furgonë policie e autobusë, i vë njerëzit më tej në rrezik.
“Ka gjasa që njerëzit të infektohen në protesta, por pyetja kryesore është sa janë infektuar. Nuk ka asnjë prove që tregon se protestat mund të jenë një ngjarje që përhapin infeksionin,” tha Lurie.
Izolimet dhe mbyllja e bizneseve, shkollave e një sërë aktiviteteve të tera kanë nxitur edhe më tej tubimet, pasi sipas epidemiologëve çështjet ekonomike kanë sjellë protesta edhe më të mëdha se kaq. Izolimi është i justifikuar, thonë shumica e epidemiologëve, madje ashtu siç kërkon njohjen e një të vërtete morale, “Për të shpëtuar qindra mijëra jetë, ne rrezikojmë të shkatërrojmë jetën e një numri më të vogël, pasi bizneset dështojnë dhe njerëzit humbasin punë dhe rriten në depresion”
Pandemia gjithashtu ka sjellë një rritje të vdekjeve nga sulmet në zemër dhe diabeti gjatë kësaj periudhe.
“A kanë vdekur njerëzit për shkak të ekonomisë së mbyllur? Pa dyshim. Dhe dhimbja është e vërtetë dhe nuk duhet të hidhet poshtë. Por ju nuk do të keni një ekonomi të shëndetshme derisa të keni njerëz të shëndetshëm, ”tha profesori Lurie, epidemiologu i Universitetit Brown.
Ekspertët thonë se rreziqet e shëndetit publik të paraqitura nga protestat nuk ndahen lehtësisht. Protestuesit përfaqësojnë një rrjedhë të vogël të mbushur me 500,000 deri në ndoshta 800,000 njerëz, të cilët japin vetëm nxitjen për të protestuar, më pas vendimet sipas epidemiologëve, ende nuk dihet se kush i merr vendimet. Burimi: The New York Times/ Përktheu: Gazeta “Si”

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë