Politike

A i kërkoi Rama të drejtojë Himarën? Tavo: S’është e vërtetë, nuk hyj më në politikë

Nga Gazeta Si - Vangjel Tavo ka mohuar të jetë kontaktuar nga kryeministri Edi Rama për të marrë drejtimin e përkohshëm të Bashkisë Himarë.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet greke. S’kam asnjë dëshirë të angazhohem në politikë”, është shprehur ai.

Një ditë më parë, media greke ‘Kathimerini’ shkruante se kryeministri shqiptar, Edi Rama ka takuar Vangjel Tavon dhe se i ka kërkuar këtij të fundit të drejtojë bashkinë e Himarës.

Kathimerini publikoi edhe pjesë të bisedës së tyre duke iu referuar si burim miqve të afërt të Tavos.

Ndërkohë, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, nga zgjedhjet lokale të 14 majit, Fredi Beleri, ndodhet në arrest me burg, me akuzën e blerjes së votave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë