Treg

A është ky fundi i hosteleve?

Shtretër marinari me katër kate dhe gërhitje si në pyll. Alarme të orëve që fiken në 5 të mëngjesit. Krijimi i miqësive për gjithë jetën. Hostelet u kanë ofruar udhëtarëve të pavarur edhe përballueshmërinë e çmimeve, edhe shoqërimin mes brezave, por a mund t'i tundojnë hostelet njerëzit gjatë pandemisë?

Hostelet janë ende hapësira sociale

Vetëm pak minuta nga lokacioni i rihapur së fundmi Red Light, Amsterdam Ëinston Hostel ka një reputacion si hostel i festave: DJ, birrë dhe klubi nate. Por ndërsa dielli ndalon në tarracën e tij, udhëtarët mblidhen aty për të qeshur, për të planifikuar, për të bërë miqësi të reja.

Amsterdam Winston Hostel

"Hostelet janë flluska të mëdha sociale natyrale," thotë Sophie Herbert nga The Ëinston. “Nëse po udhëtoni vetëm dhe nuk dëshironi të qëndroni në një dhomë hoteli, zgjidhni një hostel. E gjithë arsyeja pse njerëzit qëndrojnë në hostele është të takojnë udhëtarët e tjerë dhe të qëndrojnë së bashku për të ndarë histori. "

Ndërveprim i sigurt në hostele

Megjithatë, gjatë kësaj periudhe pandemie, kur janë vendosur rregulla strikte të distancimit social, hostelet po krijojnë një normalitet të ri. Ashtu si shumë hostele europiane, hosteli Ëinston ka instaluar ekrane plastike, ka rritur frekuencën e pastrimit të thellë dhe ka ulur kapacitetin e hapësirave publike siç janë baret.

Amsterdam Winston Hostel

Ai dëshiron që të ketë sa më shumë ndërveprime mes bujtësve aq sa të jenë maksimalisht të sigurt duke zbatuar protokollin e sigurisë, kështu që ngjarje si kuicet dhe muzika live janë rikthyer. Dhomat e fjetjes janë hapur gjithashtu. “Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të inkurajojmë njerëzit të rezervojnë për fjetje si grupe, vetëm apo sipas kapacitetit të dhomave që ofrojmë,” tha Sophie.

Rregullat e distancës sociale tani nënkuptojnë se ka më pak shtretër në secilën dhomë të përbashkët dhe hosteli ka shndërruar disa dhoma të përbashkëta në dhoma private. Por, pavarësisht ndryshimeve, udhëtarët po kthehen.

"Ne kemi filluar të shohim gjithnjë e më shumë njerëz që rezervojnë në internet dhe vijnë për të qëndruar," thotë Sophie. "Të gjithë kanë qenë jashtëzakonisht pozitiv. Udhëtarët  janë të rinj dhe të hapur. " Megjithëse kapaciteti i zënë nuk I afrohet kurrë  98-100% të zakonshëm që jemi mësuar gjatë verës, numri i tyre po rritet dhe duket veçanërisht premtues për muajin Shtator.”

Ndryshimi i asaj që ofrohet

Në Berlin, Circus Hostel ka filluar edhe ai të mirëpresë udhëtarët sërish. "Aktualisht kemi 16 vizitorë në hostel, kryesisht gjermanë, gjë që është shumë e çuditshme për ne sepse zakonisht kemi një fluks shumë të madh ndërkombëtar," thotë Maja Stefanoviç menaxhere e hostelit.

Tërhequr nga afërsia me Party Line (rruga U8 U-Bahn për në qendrën e klubit Kreuzberg),  dhe vizitat pasditeve në Shtëpinë e Operës ose Muzeun e Historisë Natyrore, ky hostel u ndërtu duke pasur në mendje udhëtarët me çanta shpina.

"Ne e nisëm këtë aktivitete si pesë shokë që jetuam së bashku, udhëtuam shumë dhe gjithmonë mendonim:‘ çfarë do të donim të kishim kur udhëtojmë vetë? ", Thotë Maja," dhe më pas ata vendosën ta krijojnë atë për vizitorët në Berlin. "

Që nga COVID-19, ata do të duhet të rimendojnë përsëri atë premisë. Si dhe zvogëlimin e numrave të njerëzve në dhoma, hosteli do të bëjë të detyrueshëm vendosjen e maskave për stafin dhe do të zëvendësojë mëngjesin me vetshërbim, në mëngjes të gatshëm që shërbehet. Edhe çmimet janë joshëse. "Ne po i ulim të gjitha çmimet," pranon Maja. "Por ne po bëjmë edhe gjëra të tjera të vogla si përfshirja e mëngjesit në prenotim, anulime falas etj. Ne po u japim mundësi njerëzve që të kryejnë udhëtime më të përballueshme në këtë kohë pandemie."

Çfarë mendojnë udhëtarët?

Circus Hostel Berlin

Taktikat si kjo, të përdorura në të gjithë kontinentin, duket se po funksionojnë. Një udhëtar i paepur që udhëton edhe tani është Ray K, i cili punon për qeverinë amerikane në Gjermani. Ai mori dy autobusë për të shkuar nga Nurenberg në Hamburg për një qëndrim tre-netë në një dhomë të përbashkët në a & o Hostel Hamburg - Hauptbahnhof.

"Unë kam një fundjavë të gjatë përpara pushim për shkak të 4 korrikut [Dita e Pavarësisë së SHBA-ve", thotë Ray për Lonely Planet, "plus [qeveria] sapo ka filluar të lejojë udhëtimin brenda Gjermanisë."

Pavarësisht se është në kategorinë me rrezikshmëri të lartë për  COVID-19, Ray planifikon të shkojë në ndonjë vend interesant me miqtë nga Bremen me të cilët u takua ndërsa qëndroi në një hostel në Dublin vitin e kaluar.

"Maskat duhet të vihen në ndërtesë, përveç nëpër dhoma," shpjegon Ray. Ai shton se ka të paktën dy të ftuar të tjerë që qëndrojnë në hostelin e tij me gjashtë shtretër, plus një familje e tërë duke pritur në linjë për të bërë check in.

Edhe pse ai ka qenë në një autobus për plotë 10 orë, Ray pranon se nuk është aq i shqetësuar për të qëndruar në një dhomë të përbashkët. "Unë jam thjesht i lumtur që udhëtoj," thotë ai.

Burimi: lonelyplanet. Solli në shqip: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë