Ngjarje

A është FaceApp, një tjetër kurth i rusëve? Cilat janë rreziqet e privatësisë

Gjatë ditëve të fundit, një aplikacion i ri ka pushtuar telefonat e përdoruesve në mbarë botën. Aplikacioni quhet “FaceApp” dhe po përdoret nga mbarë njerëzit për të parë se si do të duken në një moshë më të vjetër. Së bashku me kuriozitetin për çdo aplikacion të ri, vijë edhe dyshime të shumta për krijimin e tij dhe sa i sigurt është privatësia e tyre. Sipas Komitetit Kombëtar Demokratik në SHBA, ky aplikacion është i krijuar nga zhvillues softuerësh rusë. Në deklaratë thuhet se aplikacioni është një mashtrim social për të cenuar privatësinë e njerëzve, përfshirë këtu edhe VIP-at.

“Kjo risi nuk është pa rrezik. FaceApp është zhvilluar nga rusët. Nuk është ende e qartë se cilat janë rreziqet e cenimit të privatësisë, por ajo që është e sigurt është se përfitimet e mos përdorimit të aplikacionit janë më të mëdha. Nëse ju ose ndonjë prej miqve tuaj kanë përdorur tashmë aplikacionin, ne rekomandojmë që ta fshijnë menjëherë aplikacionin,” deklaroi Boob Lord, shefi i sigurisë së Komiteti Kombëtar Demokratik (DNC) në SHBA.

Statistikat tregojnë se aplikacioni deri më tani është përdorur nga më shumë se 80 milionë njerëz, që nga linçimi i tij në vitin 2017 dhe lejon që përdoruesit e smartfonëve të ndryshojnë moshën, gjininë ose modelin e flokëve. Aplikacioni përdor një softuer inteligjent për të ndryshuar fotot në sekondë njëjtë si Instagrami dhe Snapchati. Autoritet Amerikane bëjnë me dije se aplikacioni është në pronësi të kompanisë “Wireless Lab”, e cila është e vendosur në Shën Petersburg, megjithëse është deklaruar se operon në Kaliforni.
Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë Yaroslav Goncharov, tha për The Washington Post se ekipi hulumtues është i vendosur në Rusi dhe asnjë e dhënë e përdoruesve nuk transferohet për qëllime të tjera dhe shumica e imazheve fshihen nga serverat e kompanisë brenda 48 orëve.

Zyrtarët e DNC u vunë në shënjestër nga hakerët rusë gjatë vitit 2016 dhe që prej asaj kohë kanë investuar shumë në masat e sigurisë në kibernetikë për të parandaluar një sulm të jera të ngjashme. Kushtet e shërbimit të aplikacionit thonë se përdoruesit, i kanë dhënë kompanisë një licencë “të përhershme, të pakthyeshme dhe në mbarë botën” për të përdorur fotot dhe emrin. Kështu që nëse një përdorues fshin përmbajtjen nga aplikacioni, FaceApp ende mund ta ruajë dhe ta përdorë atë. Autorët e FaceApp gjithashtu, thonë se nuk mund të garantojë që të dhënat ose informacioni i përdoruesve është i sigurt dhe se kompania mund të ndajë informacionin e përdoruesit me kompani të tjera dhe reklamuesit e palëve të treta, të cilat nuk janë zbuluar në kushtet e privatësisë.

View this post on Instagram

Best caption wins ovo tickets

A post shared by champagnepapi (@champagnepapi) on

Goncharov tha se përdoruesit të cilët dëshirojnë të heqin të dhënat e tyre nga FaceApp mund ta bëjnë kërkesën përmes aplikacionit duke klikuar “Settings”, pastaj “Support”, pastaj “Raporto bug”.
“Ekipi ynë i mbështetjes aktualisht është i mbingarkuar, por këto kërkesa kanë prioritet,” shtoi ai në deklaratë.

View this post on Instagram

When you take a trip to the Year 3000.

A post shared by Jonas Brothers (@jonasbrothers) on

Por, kjo situatë ka bërë aq shumë bujë sa që udhëheqësi i pakicës në senatin amerikan, Chucker Schumer, i cili me anë të një postimi në Twitter kërkoi që FBI dhe Komisioni Federal i Tregtisë të hetojnë aplikacionin FaceApp.
“Kam shqetësim se sa i përket mbrojtjes së të dhënave që grumbullohen, si dhe nëse përdoruesit janë të vetëdijshëm se kush mund të ketë qasje në to,” ka shkruar më tej ai.

Gjithashtu edhe një eksperte e teknologjisë Kate O’Neill, tha se kushtet e privatësisë së FaceApp janë ende të pa qarta, pavarësisht nga sqarimi i kompanisë.
“Njerëzit duhet të kenë mendje kur aplikacionet, memet dhe lojrat i inkurajojnë të gjithë që të angazhohen drejt tyre,” shtoi ajo.

Më Shumë