Ngjarje

Shqetësimet rreth privatësisë, FaceApp sqaron përdoruesit

Aplikacioni që ka mbërthyer miliona përdorues pas ekranit, ka hasur edhe një sërë shqetësimesh nga përdoruesit, të cilat lidhen me privatësinë e fotove pasi ato editohen në aplikacion.

Ndërsa lidhur mE këto shqetësime kompania ka publikuar një deklaratë ku paraqet disa pika se si ruhet privatësia e këtyre imazheve.

Është e qartë se shqetësimet ishin ngritur që FaceApp, ngarkon fotot e përdoruesve në cloud - pa u bërë të qartë atyre se përpunimi nuk po ndodh në vend në pajisjen e tyre. Në deklaratë theksohet se ekzistojnë mbrojtje të privatësisë që ndalojnë abuzimin me imazhet. Gjithashtu thuhet se aplikacioni ngarkon foton e vetme që zgjidhet nga përdoruesit dhe se imazhet e tjera nuk merren jashtë pajisjes së një personi. E vetmja arsye pse fotot merren nga serverët është për të parë performancën dhe popullaritetin e aplikacionit dhe shumica e tyre fshihen brenda 48 orëve.

Një çështje tjetër e ngritur nga përdoruesit e FaceApp ishte se aplikacioni iOS duket të jetë cilësimet mbizotëruese nëse një përdorues i është mohuar qasja e fotove direk nga kamera, pasi njerëzit kanë raportuar se nuk mund të bënin foto, por vetëm mund të zgjedhin të ngarkojnë një foto nga fotot që ata kanë të ruajta në telefon. Pavarësisht se aplikacioni nuk ka leje për të hyrë në fotot e tyre . “Siç kemi raportuar më herët, kjo e fundit është e vërtetë vetëm për pajisjet e iOS, kjo ju jep përdoruesve fuqinë për të zgjedhur dhe për të bllokuar një aplikacion nga qasja e plotë e kameras, por zgjidhni fotot individuale për të ngarkuar nëse ata dëshirojnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë