Njerez

A ekziston vërtet varësia e seksuale?

Të gjithë e dimë se marrëdhënia seksuale është një pjesë e rëndësishme e jetës, por për disa njerëz bëhet aktivitet i përditshëm, derisa humbin mundësinë për të kontrolluar vetveten. Varësia seksuale është një sjellje e cila karakterizohet nga iluzioni i të bërit diçka që largon apo tejkalon vështirësitë e përditshme të jetës. Sjellja seksuale e përsëritur i jep njerëzve një ndjesi kontrolli dhe i bën të ndjehen të pushtetshëm.

Neila ishte një vajzë e thjeshtë e cila punonte në një kompani financiare, ku pjesa më e madhe e punëtorëve ishin meshkuj. Ajo ishte e vetmja femër në kompani dhe të gjithë kolegët e saj ndonjëherë përpiqeshin ta ngacmonin duke i treguar pamje pornografike.

“Nuk më pëlqeu, por unë isha në fillim të karrierës time. Ishte një punë e mirë që më mbulonte të gjitha shpenzimet, kështu që nuk duhet ta humbisja,” thotë ajo.

“ E dija që burrat në zyrë do kërkonin që unë të reagoja, ata donin që unë të isha e interesuar dhe të pyesja për fenomenin e pornografisë,” shton ajo.

Ajo ishte rritur në një familje konservatore, ku nuk diskutohej kurrë për tema të tilla dhe kështu ajo nuk ishte e informuar mbi marrëdhëniet seksuale.

“Nuk mund ta mohoj që isha shumë kureshtare për të ditur si funksiononin marrëdhëniet seksuale, por nuk mund të pyesja kolegët e mi, kështu që rrugës për në shtëpi bleva disa DVD pornografike për ti parë,” shton ajo.

Mbas kësaj ditë ajo mendonte çdo ditë se kur do shkonte në shtëpi në mënyrë që të zgjidhte një film ose lodër seksuale dhe të masturbohej. Me anë të mënyrave të ndryshme për t’u mastrubuar, ajo kishte filluar të praktikonte këtë gjë, dy- tre orë çdo ditë.

“Sjellja ime ishte e pa vetëdijshme,” thotë ajo. Nëse nuk shikoja pornografi më dukej sikur diçka më mungonte,”
Ajo gjithashtu kalonte orë të tëra duke menduar për seksin, pavarësisht se e dinte që ishte e dëmshme. Neilën,ishte e shqetësuar pasi kishte filluar të mendonte që ishte e varur nga seksi.

Kjo çështje shfaq një ndjenjë turpi për çdo person që beson se është i varur nga seksi. Kjo gjë i bën ata të fshihen dhe i shtyn ata drejt izolimit. Neila thotë se kur dilte në takime me meshkujt, personaliteti dhe karakteri i tyre nuk kishin rëndësi për të.

“Gjithmonë isha e interesuar për madhësinë e organit gjenital që kishte. Kjo formë e të menduarit u bë një mënyrë jetese për mua,” shton ajo

Ajo pati një seri marrëdhëniesh të dështuara vetëm se i’u kërkonte partnerëve që të shihnin gjatë gjithë kohës pornografi dhe të kryenin marrëdhënie seksuale. Kjo gjë filloi ta trembte.

“Duhet të reflektoja dhe të pyesja veten, çfarë do të ndodhte me mua ? A do të përfundoja duke shikuar një film pornografik vetëm për të kënaqur varësinë time,” tha ajo.

Neila u largua nga qyteti ku punonte dhe kërkoi ndihmën mjekët, për të “kuruar” varësinë seksuale. Tani ajo është në moshën 40 vjeçare dhe u specializua në trajnimin e pacienteve të tjerë që besonin se vuanin nga varësia seksuale. Ajo u trajnua në qendrën Laurel në Londër, ku takoi shumë njerëz të cilët kishin të njëjtin problem si ajo.

Për të marrë këto trajnime duhet të paguash orët e terapisë, sepse qendrat shëndetësore shtetërore nuk e e njohin varësinë e seksit si një sëmundje në Britaninë e Madhe.

Qendra kohët e fundit ka qenë e vizituar nga mijëra njerëz. Shumica prej kanë qenë burra, pasi gratë ndjehen të turpëruara dhe e kanë të vështirë ta pranojnë këtë problem.

Një nga pacientet e kësaj qendre është dhe Paulini. Ai është shprehur së prej shumë kohës ka vuajtur nga varësia ndaj seksit. Varësia e tij nisi në universitet, kur ai kuptoi se marrëdhënia seksuale vetëm me të dashurën e tij nuk mjaftonte.
“ E dashura ime më plotësonte gjithçka, por unë gjithmonë isha i interesuar të shkoja tek një prostitutë, thotë ai. “Gjatë gjithë kohës dëshiroja të përjetoja emocione seksuale të ndryshme dhe nuk mund të qëndroja benik ndaj të dashurës time,” shton Paulini.

Gjithashtu, ai tha se e dinte që gjendja e tij ishte diçka shumë e gabuar dhe në momentin, që zbuloi se mund të merrte ndihmë për çështjen e tij, la punën e tij në Londër për të shkuar në një qytet më të qetë.

“Jeta shpesh herë është e pabesueshme. Duke jetuar në qytete të mëdha, duke fituar shumë para, duke vizituar lokale natë, ti thjesht e gjen veten duke kërkuar të kryesh marrëdhënie seksuale vazhdimisht, madje edhe kolegët e punës mund t’i shihni si objekt seksi,” thotë Paulini

Ai është trajnuar nga qendra Laurel për një kohë shumë të gjatë dhe tani beson se është përmirësuar, qëllimi i tij i vetëm është që të martohet të krijojë familje.

“Kjo është një sëmundje e heshtur e cila të shndërron totalisht. Unë nuk kam pasur kurrë marrëdhënie me dikë që ta doja dhe të kujdesesha për të,” thotë ai.

Në qershor e vitit të kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë zyrtarisht e njohu atë këtë fenomen si sëmundje e sjelljes seksuale, në klasifikimin e saj ndërkombëtar të sëmundjeve. Gjithashtu trapistët e qendrës Laurel po përpiqen gjatë gjithë kohës të informojnë qytetaret e Mbretërisë së Bashkuar mbi shërbimet e këshillimi që ofrojnë./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë