Ushqim

A duhet t’i konsumojmë vezët në verë?

Vezët janë ndër ushqimet që kanë shumë kalori dhe shpesh herë është këshilluar që mos të ndahen asnjëherë nga vaktet e mëngjesit. Ndërsa sa i përket stinëve, besohet se në verë veza nuk duhet konsumuar pasi mund të shkaktojë probleme. Megjithatë duket se kjo nuk është e vërtetë dhe se vezët në verë nuk kanë asnjë ndikim negativ. Mjekët thonë se vezët mund t’ju ndihmojnë të përballoni të nxehtin e verës.

Ato janë të pasura në vlera ushqyese dhe për këtë arsye mund të ndihmojnë në ekuilibrimin e lëngjeve në trup, diçka që është shumë thelbësore për muajt e nxehtë. Gjithashtu vezët ruajnë nivelet e energjisë dhe ndihmojnë në parandalimin e lodhjes, që është shumë e zakonshme në verë. Nëse konsumoni 1 ose 2 vezë në ditë nuk është problem, por nuk duhet ta tejkaloni masën. Vezët prodhojnë nxehtësi, kështu që nëse konsumoni shumë do të keni më pas probleme me stomakun. Mund t’i konsumoni vezët në çfarëdo lloj forme, por veza e zier është më e shëndetshme se sa ajo e skuqur.

Vezët janë një burim i shkëlqyer i kompleksit të proteinave cilësore dhe nga ana tjetër ofrojnë pak kalori. Një vezë e plotë përmban 5.5 gramë proteinë dhe 68 kalori. Vezët përmbajnë kolinë, një substancë e rëndësishme të cilën organizmi ynë nuk e prodhon dot. Mungesa e kolinës do të thotë që organizmi vuan nga pamjaftueshmëria e një ushqyesi tjetër të dobishëm siç është acidi folik.
Mes të tjerave, acidet yndyrore Omega-3 që ndodhen në vezë, luftojnë inflamacionin dhe janë të dobishme për zhvillimin e trurit dhe funksionet e tij. Rritja e dozës së Omega-3 mund t’ju ndihmojë në uljen e problemeve shëndetësore që dalin në pah nga inflamacioni siç janë: sëmundjet kardiovaskulare, artriti, diabeti, sëmundja e Alzhaimerit, çrregullimet me tretjen dhe problemet me imunitetin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë