Taksa

A të përjashtohen miliarderët nga taksat për donacionet ndaj Notre Dame?

Tre familjet më të pasura të Francës, njëra pas tjetrës, hapën librat e tyre të çeqeve dhe premtuan një shumë prej 565 milionë dollarë për të rindërtuar katedralen e Notre Dame në Paris.

Donacioni i parë i madh, për 100 milionë euro (113 milionë dollarë), u njoftua nga grupi Kering dhe familja Pinault. Që u pasua nga 200 milionë euro (226 milionë dollarë) nga Bernard Arnault, burri i tretë më i pasur në botë dhe kompania e tij LVMH.

Donacionet duhet të bëjnë një rrugë të gjatë për të rindërtuar Notre Dame. Por kanë nxitur gjithashtu një debat rreth pasurisë, taksave dhe statusit të veçantë të filantropisë të praktikuar nga familjet më të pasura të Francës.

Kontradiktat tatimore

Vëmendja u zhvendos menjëherë këtë javë nga bujaria e premtimeve tek dilemma nëse donatorët do të kërkonin përfitime tatimore për dhurimin e tyre për të rindërtuar Notre Damin.

Sipas ligjit francez, individëve mund t’ju zbritet deri në 66% të taksave nëse bëjnë një dhuratë në formën e bamirësisë, kurse në rastin e bizneseve, ata mund të përfitojnë një ulje deri në 60% në rast dhurimi për bamirësi.

Për çdo dhuratë të një korporate prej 100 milionë eurosh (112 milionë dollarë), masa e falur është 60 milionë euro (68 milionë dollarë) që shteti nuk takson dhe nuk e derdh në arkën e tij, shpjegoi Anne-Claire Pache, një profesor i specializuar për filantropinë në Shkollën e Biznesit të Francës ESSEC.

Kritikët argumentojnë se donacionet për riparimin e Notre Dame do të shpenzoheshin më mirë në programet sociale për të ndihmuar të varfrit në një vend ku pabarazia në rritje ka kontribuuar në shpërthimin e protestave të fundit në rrugë.

"Ndërsa Arnault dhe Pinault publikojnë një fushatë publicitare për garën e donacioneve, ne harrojmë se pjesa më e madhe e këtyre donacioneve do të jetë përgjegjësi e të gjithë francezëve përmes shkurtimit të taksave", tha Julia Cagé, një profesor i ekonomisë në Sciences Po.

Familja Pinault, e cila kontrollon markat luksoze duke përfshirë Guçi dhe Yves Saint Laurent, do të shprehejt të mërkurën se nuk do të kërkonte zbritje nga taksat. Udhëheqësi i Louis Vuitton dhe Christian Dior, Arnault ka konfirmuar të njëjtën gjë.

"Mallkimi dhe xhelozia" i superokan të mirat e përbashkëta, tha Arnault të enjten në një takim të aksionerëve të LVMH (LVMHF). Në vende të tjera, kompania do të përgëzohej, shtoi ai.

L'Oreal (LRLCF) nuk pranoi të komentojë nëse familja Bactencourt Meyers do të kërkonte një zbritje të taksave.

Historia e dhurimit

Donacionet e mëdha për projektet prstigjoze në Europë kanë qenë prej kohësh të rëndësishme për markat luksoze franceze.
Grupi LVMH dhe Kering (PPRUF) të dy mbështeten në lidhjen e tyre me trashëgiminë franceze, teksa garojnë për pjesën e tregut, sipas Oliver Chen, analist i shitjeve me pakicë dhe shitjeve luksoze në Cowen, një bankë investimi.

Dy ndërtesa në Versajë, që ishin të preferuar personal të Marie Antoinette, u rihapën për publikun vitin e kaluar pas restaurimeve të financuara nga Maison Dior i LVMH. Familja Pinault do të çelë koleksionin e saj personal të artit bashkëkohor në ndërtesën Bourse de Commerce, e ndërtuar këtë vjeshtë.
"Kjo është një ekspozitë bamirësie," tha Chen. "Por kjo është domethënëse edhe për biznesin."

Megjithatë, kontributet për Notre Dame ishin "të pashembullta", sipas Pache. Ajo vuri në dukje se shkalla dhe shpejtësia e donacioneve sinjalizuan një "emergjencë" të rrallë kulturore.

Adrian Palmer, një profesor i fushës së marketingut në Shkollën e Biznesit Henley të Universitetit të Reading, tha se kompanitë do të përballen me një presion në rritje për të shpjeguar se si do të përdoren donacionet e tyre.

"Ajo ka nevojë për pak më shumë dritëhije," tha Palmer. "Si do të përdoren këto para për të mirën e vendit?"

Pasuria në Francë

Kundërshtitë në lidhje me donacionet pasqyrojnë një debat intensiv në Francë duke u nisur nga premisa e rritjes së pabarazisë dhe tatimit mbi pasurinë.
Pasuria e familjeve që qëndrojnë pas LVMH, Kering dhe L'Oreal vlerësohet rreth 181 miliardë $, sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg dhe premtimet për Notre Dame arrijnë në më pak se 1% të pasurisë së tyre.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka qenë i mbytur prej muajsh nga protestat e "gilets jaunes" ose "jelekverdhët" që u nxitën nga zemërimi për rritjen e çmimeve të gazit dhe taksave.

Që atëherë janë kthyer në një sfidë në rritje për autoritetin e Macron.

Që nga fillimi i protestave, presidenti ka thënë se do të rrisë pagën minimale dhe do të anulojë rritjen e taksave mbi pensionet, edhe pse u ka rezistuar thirrjeve për të rivendosur taksën mbi pasurinë.

Ai ishte shprehur i gatshëm për të marrë pjesë në një diskutim të hënën përpara se të shpërthente zjarri në Notre Dame.
Disa syresh në Francë dëshirojnë që Macron të shkojë shumë më larg.

Një kandidat për zgjedhjet presidenciale të vendit në 2017-ën, Jean-Luc Mélenchon, kishte propozuar një taksë 100% mbi të ardhurat mbi 400,000 euro (425,000 dollarë). Franca tashmë ka disa nga normat më të larta të tatimit mbi të ardhurat në botë.

Shumë individë të pasur në Francë i kanë shpënë paratë e tyre diku tjetër në botë, madje shumë personazhe të njohur pikërisht për çështjen e taksave të larta, kanë vendosur prej kohësh ta lënë Francën duke u shpërngulur në vende me taksa të ulta. Sipas një studimi të grupit Neë Ëorld Rich, në vitin 2018, rreth 3,000 individë të pasur u larguan nga vendi ose filluan të jetojnë atje për më pak se gjysmën e vitit.

Për filantropët miliarderë, një mjedis i tillë kërkon delikatesë. Donacionet bamirëse mund të lexohen nga publiku si një shfaqje tjetër e pasurisë.
"Për momentin, të gjithë sytë janë kah kompanive, të cilat kanë shpenzuar shumë para", tha Palmer.

*Burimi: CNN Business


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë