Propozim i SI

A do t’u japim lamtumirë qyteteve të mëdha si pasojë e Covid-19?

Zonat e mëdha urbane i kanë sfiduar kërcënimet ekzistenciale shumë herë më parë dhe parashikimet aktuale të  hkatërrimit të tyre - furnizuar nga pandemitë - mund të rezultojnë gjithaq të ekzagjeruara. Por COVID-19 ka të ngjarë të nxisë punonjës në fusha të dijeve të rishikojnë se ku jetojnë, punojnë dhe veprojnë, që do të sillte pasoja potencialisht të rëndësishme për qytetet dhe ekonominë globale.

Në këtë tablo të madhe, Edoardo Campanella i Universitetit IE në Madrid mendon se një zhvendosje e përhershme e  punës në distancë mund t’i çojë punëtorët e aftë të largohen nga zonat e pasura urbane drejt qyteteve më të vogla dhe të mesme, duke zvogëluar kështu pabarazitë ekonomike rajonale. Por Ian Goldin i Universitetit të Oksfordit dhe Robert Muggah i Institutit Igarapé janë më të sinqertë në lidhje me perspektivat e qyteteve të mëdha, duke argumentuar se COVID-19 mund të çojë në një urbanizëm më të përparuar dhe gjithëpërfshirës, pasi kryetarët e bashkive kërkojnë të bëjnë më shumë me më pak burime.

Për ta arritur atë, megjithatë, Harold James i Universitetit të Princeton argumenton se mega-qytetet  duhet të adresojnë jo vetëm koronavirusin, por edhe burimet më të thella sëmundjesh  siç është varfëria, pabarazia në rritje dhe strehimi i papërballueshëm. Dhe arkitektja Patricia Viel thotë se bërja e qyteteve më të përgatitura për raste urgjente do të kërkojë përfshirjen e rreziqeve të paparashikuara në hartimin e hapësirave të përbashkëta.

Ndërkohë, Carlo Ratti i MIT shpreson që pandemia do të çojë në rilindjen e vendeve të punës më të hapura, dinamike , ndërsa  bizneset pranojnë se ndërveprimi ballë për ballë ka më shumë të ngjarë të nxisë ide inovative,  sesa shkëmbimet në distancë. Po kështu, Ricardo Hausmann i Harvardit paralajmëron se mbyllja e udhëtimeve të biznesit nga pandemia do të godasë rëndë ekonominë globale,  duke ulur ndjeshëm transferimet ndërkufitare të njohurive. / Burimi: Project Syndicate. Solli në shqip: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë