Lajme

A do t’i ndalojë Gjermania telefonat në shkollë?

Telefonat janë pjesë e përditshmërisë sonë. Të rritur dhe fëmijë është e pamundur që të mos kenë një aparat celular.

Franca tani dëshiron që ti mbajë larg nga nga shkollat.  Por a do të bëjë të njëjtën gjë edhe Gjermania? Këshilli Federal i Prindërve dhe Shoqata për Arsim dhe Formim Profesional( VBE) mendojnë se telefonat celularë i shpërqëndrojnë fëmijët  gjatë procesit mësimor, por ndalimi i këtyre pajisjeve gjatë orëve të mësimit nuk është zgjidhje.

Teknikisht shkollat nuk kanë ndonjë sistem që mund të kontrollojnë valët telefonike në ambientin e shkollës, dhe kjo do të thotë që pajisjet telefonike do të jenë në xhepat e nxënësve, thotë shefi i Elternrats, Stephan Wassmuth.

Në Gjermani zakonisht është e ndaluar të përdorësh smartfonin gjatë klasës. Megjithatë, nuk ka rregull zyrtar, sepse shkollat ​​janë përgjegjësi e 16 shteteve federale.

Ndërsa Zëdhënësi i CDU-së Markus Weinberg  tha se “ Ndalimi i telefonave është i tepërt, por mund të jepet një kufizim për moshën, ose të insistohet në shfrytëzimin sa më racional të këtyre, sidomos të teknologjisë “.

Mendim të njëjtë sikurse partitë në pushtet kanë edhe opozitarët, që thonë se ky nuk është një vendim i përshtatshëm dhe ndalimi i telefonave është kundër produktiv.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë