Analize

A do t’i jepet një shans Von der Leyen si Presidente e KE?

Pasi Këshilli i BE-së konfirmoi përzgjedhjen e saj si Presidente e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u pa e buzëqeshur në një podium në dhomën e grupit parlamentar të Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Strasburg. Sapo kamerat u larguan nga dhoma, ajo u kthye nga zyrtari i ulur në të majtën e saj, humbësi më i madh në garën e pushtetit në Bruksel. "Jeni ende të rinj", i tha ajo, me ngushëllim, Manfred Weber, i cili ishte kandidati kryesor i PPE-së në zgjedhjet evropiane të mbajtura në fund të majit.

Megjithatë, në momentin që mendoi se kishte siguruar terren për të udhëhequr ekzekutivin e BE-së, disa parti të mëdha të Parlamentit Europian kanë dalë kundër kandidaturës së saj, përfshirë këtu edhe të Gjelbrit dhe socialistët.

60-vjeçarja do të ishte gjermania e parë që do të kryesonte Komisionin Evropian dhe gruaja e parë në pozitë, por askush në Berlin apo Bruksel nuk është në humor për të festuar. Emërimi i saj nuk është një fitore gjermane, edhe pse është një nga njerëzit më të afërt të Merkelit. Në të vërtetë, kancelarja gjermane nuk ishte as personi që hodhi emrin e ministres së saj të mbrojtjes në garë. Përkundrazi, emërimi i saj ishte një zgjidhje e minutës së fundit për t’i dhënë fund ngërçit, i cili ka të ngjarë të spostohet tanimë nga Këshilli në Parlament.

Merkel, negociatorja më me përvojë e Brukselit, do të përballet tanimë edhe me luftën për pushtet midis institucioneve të BE-së, veçanërisht atë midis Parlamentit Europian dhe Këshillit Europian, organit të fuqishëm që përfaqëson udhëheqësit e shteteve anëtare. Nëse Von der Leyen nuk konfirmohet nga parlamenti brenda dy javësh, lufta për pushtet brenda BE-së do të fillojë përsëri.

Megjithatë, nëse ajo do të konfirmohet, ajo do të përballet me një sfida të jashtëzakonshme: pasojat e krizës së euros, ringjalljen e perspektivës së zgjerimit, pamundësia e shteteve anëtare t ë BE-së për të rënë dakord mbi politikën e refugjatëve dhe rritjen e nacionalistëve dhe populistëve në Evropë. Por a është kjo grua, e cila nuk është aspak e pëlqyer në shtëpi dhe performanca e së cilës në Ministrinë e Mbrojtjes nuk ka qenë mbresëlënës, e aftë për t’i bërë të gjitha këto?

Angela Merkel


Vitin e kaluar, apo ndoshta edhe më herët, Von der Leyen filloi duke bërë pyetje lidhur me shanset e saj për të shkuar në Bruksel. Shumë prej zyrtarë në Bruksel kanë thënë se ajo ishte e interesuar për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, apo atë të Përfaqësueses së Punëve të jashtme të BE-së, ku do të pasonte Federica Mohgerinit

Pothuajse pa u vënë re nga publiku, ajo krijoi një rrjet ndërkombëtar që do ta ndihmonte atë në punën e saj të re dhe u shfaq përgjatë muajve të fundit skenën botërore. Përveç lidhjeve në Uashington, ajo ka gjithashtu një rrjet të dobishëm kontaktesh brenda BE-së. Kohët e fundit, ministrja bëri një udhëtim nëpër shtetet baltike dhe Europën Lindore, në një konferencë kibernetike në Talin dhe pastaj për një takim ballë për ballë në Varshavë.

Megjithatë, shpresat e ministres konservatore për t’u zgjedhur në krye të krye të ekzekutivit të BE-së pësuan një goditje të rëndë kur grupi i majtë i Parlamentit Europian tha të enjten se nuk do të mbështeste Ursula von der Leyen që të bëhej presidente e Komisionit Evropian.
Blloku i majtë u takua me të në mëngjes dhe më pas publikoi një deklaratë që konfirmonte se ajo nuk do të merrte votën e grupit.

"Pas dëgjimit të kandidates për presidente të Komisionit të BE-së, Ursula Von der Leyen, këtë mëngjes, grupi ynë ka vendosur që nuk do ta mbështesë kandidaturën e saj," tha në një deklaratë eurodeputeti gjerman Martin Schirdewan, president në detyrë i grupit."Ne kemi dëgjuar me kujdes znj. Von der Leyen dhe kemi paraqitur 10 kërkesat tona kryesore për Komisionin e ardhshëm," shtoi Schirdeëwan. "Përgjigjet e saj ishin të pamjaftueshme për të përmbushur aspiratat themelore të qytetarëve të BE-së. Ata do të ndihmojnë në vazhdimin e problemeve kronike me të cilat ballafaqohet BE-ja. "

Opozita e grupit të majtë tregon se konfirmimi i Von der Leyen nuk është aspak i sigurt. Të mërkurën, grupi më i madh i të Gjelbërve gjithashtu bëri publik kundërshtimin e tij, ashtu si edhe një numër social demokratësh.

Von der Leyen ka deri më tani mbështetjen e Partisë së saj Popullore Evropiane, e cila kontrollon 182 vende në Parlament, por që nuk ka shumicën absolute që nevojitet për konfirmim e saj në krye të KE-së.

Po ashtu liberalët kanë gjasa të mbështesin Von der Leyen; ata teorikisht mund t’i japin edhe 108 vota, por nuk pritet mbështetja unanime. Po ashtu, një lëvizje agresive nga partitë kryesore pro-BE për t’iu mohuar konservatorëve të djathtë të shanset për t’u emëruar në poste të larta, ka zvogëluar mundësinë që grupet e krahut të djathtë dhe populistët të ndihmojnë Von der Leyen të emërohet presidente e KE-së.

Presidenti Emmanuel Macron



Pas një serie maratonë takimesh me Von der Leyen të mërkurën, shumë eurodeputetë thanë se kandidatja e Këshillit Evropian ishte shumë e paqartë në përgjigjet e saj. Ajo e ka gjetur veten duke kërkuar vota nga grupe me qëllime shumë të ndryshme politike dhe çdo premtim specifik për të fituar mbështetjen e një partie mund të kushtojë lehtësisht mbështetjen e një partie tjerë.
Socialistët e GUE / NGL nuk mori shumë kohë për të nxjerrë vendimin e tyre, duke iu bashkuar disa prej ngërçeve të shprehura nga udhëheqësit e Gjelbër, duke përfshirë faktin se ministrja gjermane ajo nuk ofroi propozime mjaft konkrete për të luftuar ndryshimet klimatike dhe se procesi me të cilin u përzgjodh nuk kishte transparente të mjaftueshme.

“Kemi arritur në përfundimin se ajo nuk ka një vizion që bazohet në drejtësinë sociale dhe në të drejtat e njeriut," tha Schirdewan në deklaratën e tij. "Ajo do të vazhdojë me politikat liberale që kanë çuar në krizën ekonomike dhe varfërinë e paprecedentë dhe pabarazinë midis europianëve. Ne pamë pak dëshirë për të trajtuar shmangien e taksave dhe mashtrimet nga korporatat e mëdha. Ne jemi gjithashtu të shqetësuar për militarizimin e BE-së që po e propozon Von der Leyen. Trashëgimia e saj në Gjermani është shitja e armëve në Arabinë Saudite dhe mbështetje për ndërhyrjen ushtarake. Po ashtu, nuk ka propozime të besueshme për të reformuar sistemin e azilit të BE dhe për t'i dhënë fund vdekjeve të turpshme në Mesdhe", theksoi ai.

"Për mjedisin, propozimet e Von der Leyen nuk janë të mjaftueshme për të trajtuar situatën emergjente klimaterike që përbëjnë një kërcënim ekzistencial për planetin tonë," tha Schirdeëan. "Për këto dhe arsye të tjera ne nuk do të mbështesim kandidaturën e Ursula von der Leyen për presidente të Komisionit. Ne kërkojmë një proces të vërtetë demokratik".

Në përgjithësi, zyrtarët në parlament thonë se është e pamundur të parashikohet nëse Von der Leyen do të konfirmohet si president i Komisionit, e lëre më nëse ajo do të fitojë me një diferencë të madhe sa për të marrë një mandat të qëndrueshëm për pesë vitet e ardhshme.
Megjithatë, nëse konfirmohet, Von der Leyen dhe presidenti i ri i Parlamentit Europian, David Maria Sassoli i Partisë Demokratike të Italisë, duhet të krijojnë një marrëdhënie pune shumë mëtë afër se ajo paraardhësve të tyre, Jean-Claude Juncker dhe Martin Schulz. Por, duke pasur parasysh përbërjen e re të Parlamentit Europian, ata duhet të angazhojnë me forcë kryesuesit e të gjitha grupeve parlamentare që dëshirojnë të punojnë drejt një Evrope më të fortë.

Fakti që deputetët zgjedhon Sassolin në vend të kandidatit që i paraqiti Këshilli i BE-së, ish kryeministrin bullgar Sergei Stanishev, sugjeron që zgjedhjet e Parlamentit Europian në maj të kenë çuar në një dëshirë të ripërtërirë për vetëvendosje institucionale. Rënia e koalicioneve të mëdha të Evropës dhe shfaqja e partive të reja dhe më të vogla do të pengojnë vendimmarrjen dhe do të zvogëlojë shanset e ministres gjermane për të amrrqë kryesimin e BE-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë