Politike

A do të jetë Veliaj kandidat i Tiranës? Rama: Di që Erioni do të jetë kryetar bashkie

Kryeministri Edi Rama foli në një intervistë në emisionin “Real Story” për zgjedhjet lokale të 14 majit, duke u shprehur se Erion Veliaj do të jetë kryetar bashkie në Tiranë.

I pyetur nëse do të jetë Erion Veliaj kandidat apo jo në Tiranë në zgjedhjet e 14 majit, Rama u shpreh se, “unë nuk e di a është Erioni a s’është Erjoni kandidat, por unë di që Erioni do të jetë kryetar bashkie, këtë di. Edhe nuk diskutohet që çfarëdolloj pjelle të nxjerrin ato pseudoprimaret, Erioni do ta shkrijë kjo nuk diskutohet.

“Sa i përket pjesës çfarë quajmë ne fitore dhe çfarë quajmë ne humbje, fitorja dhe humbja janë shumë të qarta”, tha Rama.

“Ne kudo ku hyjmë, hyjmë për të fituar pastaj sa do fitojmë do ta tregojë ndeshja, nuk mund ta vendosim sot”, theksoi Rama


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë