Nuk është hera e parë që një president demokrat zgjidhet në Shtetet e Bashkuara, duke premtuar ndryshime të madha për politika më progresive.
Në vitin 1976, kur u zgjodh Jimmy Carter, dukej se Amerika po linte pas epokën e Nikson, Luftën e Vietnamit, skandalin e Watergate. E megjithatë mandati i tij çoi te Ronald Reagan dhe neo-konservatorizmit e cila më vonë coi në lindjen e neo-liberalizmit nga demokratët.
Në vitin 1992, Bill Klinton dukej se solli një periudhë ndryshimi, pas 12 vjet sundimi Republikan. Dhe pastaj u dëgjuan premtime të mëdha për një botë më të mirë. Por mandati i tij përfundoi me bombardimet në ish-Jugosllavi.
Në vitin 2008, Barak Obama gjithashtu fitoi zgjedhjet me një mesazh ndryshimi, në një Amerikë në krizë të thellë ekonomike. Sidoqoftë, mandati i tij nuk arriti të sjellë të gjitha ndryshimet që ai kishte premtuar. Pabarazitë e mëdha, racizmi, pasiguria mbetën elemente të peizazhit shoqëror. Nga fundi i mandatit të tij, klima e “Luftës së Re të Ftohtë” filloi të merrte formë.
Tani Amerika është në një moment kritik. Pa kohezion shoqëror. Me të gjitha plagët e hapura, nga racizmi dhe paaftësia për të frenuar pandeminë. Trump la pas trashëgiminë më të keqe të mundshme të dhunës dhe urrejtjes, siç edhe u pa nga sulmet në Capitol.
Dhe e gjithë kjo e detyron Amerikën që të jetë në gjendje të përballet me problemet e saj të mëdha: mosfunksionimin e demokracisë së saj, pabarazitë e mëdha shoqërore, arrogancën e superfuqisë, paaftësinë për të kuptuar se bota po ndryshon.
A do të ketë sukses Joe Biden? Kjo nuk dihet ende, por nëse do të ketë sukses, ndryshimet duhet të jenë të mëdha dhe reale. /Foreing Policy/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.