Politike

A do të dorëzohet draft? PD kërkon mbledhjen e Këshillit Politik të martën

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kërkojnë mbledhjen e Këshillit Politik të martën në orën 12.

Në letrën dërguar anëtarëve të tjerë të Këshillit Politik Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili nuk ka më shumë detaje, ndërsa nga mazhoranca janë vënë në pritje të një propozimi të opozitës për hapjen e listave.

Në tryezë janë dy drafte, ai i PS dhe ai i propozuar nga Rudina Hajdari, që kërkon renditje të kandidatëve me rend alfabetiik.

Hajdari kundërshtoi propozimin e PS, sipas të cilit një kandidat duhet të fitojë më shumë vota se mandati i marre nga partia për t'u ngjitur në liste dhe thotë se propozimi i saj garanton hapjen 100 për qind të të listave, jo vetëm si mekanizëm i shprehjes së opinionit popullor mbi cilësinë e kandidatëve, por mbi të gjitha si një mekanizëm përzgjedhës i deputetëve të ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërkohë përfaqësuesi i mazhorancës në këshill, Damian Gjiknuri pret që PD-LSI të dorëzojnë një draft konkret. Ai ka nënkuptuar se mazhoranca do të votojë njëanshmëriasht ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nëse opozita nuk dorëzon draft brenda shtatorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë