Politike

A do të dëshmojë për vrasjen e Azem Hajdarit? Berisha: E kam kryer detyrën time

I ftuar në emisionin “Opinion” në një lidhje “Live” nga zyra e tij, ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse do të dëshmonte në rast se do të thirrej në gjykatë lidhur me vrasjen e liderit të demokracisë, Azem Hajdari.  

Berisha tha se e ka kryer detyrën e tij dhe se për këtë çështje ka dhënë një deklaratë shteruese. Sipas tij, rihapja e çështjes është thjesht politike.

“Unë e kam kryer detyrën time. Unë kam dhënë një deklaratë që ka qenë shteruese për ato që unë kam ditur. Kjo e dyta çfarë është? Eshtë politike, vazhdon. Edi Rama hakmerret për Nexhmie Hoxhën, hakmerret për Kristaq Ramën... Hapet procesi vetëm për të nxjerrë nga burgu vrasësin e kushedi sa personave që është Jaho Salihi dhe për të nxjerrë jashtë Izet Haxhinë. Skenari i Edi Ramës është ai që realizoi me Dritan Dajtin... Krejtësisht... Të hapësh një proces i cili i ka kaluar të gjitha shkallët përfshirë dhe gjykatën kushtetuese në materie në thelb edhe Strasburgun, këtë mund ta bëjë vetëm ai që ka gjithë fuqinë ekzekutive... Si ekzekutorë janë të gjithë të dënuar...Cili është porositësi? Është absolutisht shteti...”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë