Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka marrë pjesë në Ministerialin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, që u zhvillua në Bruksel, e ku për herë të parë mori pjesë edhe Maqedonia e Veriut.
Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Sheqerinska falënderoi Shqipërinë për ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit në Aleancë.

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s diskutuan dhe mbështetën unanimisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi shkeljet e vazhdueshme nga Rusia të Traktatit të Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi.

Pjesë e diskutimeve në Ministerial ishte edhe situata e sigurisë në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në emër të Qeverisë Shqiptare vendosmërinë për të vijuar kontributin në gjithë misionet e NATO-s, si dhe konfirmoi angazhimin për të rritur buxhetin e Mbrojtjes në 2% të PBB, deri në vitin 2024. Këto angazhime u vlerësuan nga ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




