Lajme

Incidenti në Kuvend, Rama: Një parti e tërë mbështeti budallain!

Kryeministri Edi Rama i është kthyer sërish incidentit të sotëm në Kuvend, ku u godit me bojë nga nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka.

Në profilin e tij në “Facebook”, në rubrikën “përgjigja ime”, Rama e quajti këtë të sotmen ditë të budallallëkut të opozitës.

“Asnjë armik i kombit s’do ta prishte imazhin e vendit”, tha kreu i qeverisë, duke kujtuar që në sallë ishte edhe kyeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri.

“Problemi i budallait të vetëdijshëm është krenaria. Budallai ishte një person që hodhi bojën përpjetë në Kuvend. Është një lloj i veçantë budallai. Në rastin tonë ky problem budallai është një njeri me shiringë në dorë që e hedh bojën përpjetë në parlamentin e vendit. Por atë e mbështet një parti e tërë parlamentare, – vijoi ai. – Sot ishte dita kur edhe tek gjithë qytetarët e Maqedonisë i kishin sytë tek kuvendit shqiptar. Për fatin më të keq u bë sot dita e budallait shembullor. Sot ishte dita e Arbër Xhaferit që sakrifikuan për flamurin, për historinë dhe për shqiptarët. Sot ne jetojmë përmes veprës së tyre. Opozita sot e ofendoi mikun e ardhur nga Maqedonia duke shkelur çdo traditë dhe normë shqiptare”, u shpreh Rama.

Pas këtij incidenti, Byroja e Kuvendit vendosi që të përjashtojë për 10 ditë nga seancat dhe komisionet parlamentare Edi Palokën.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/316813038944547/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë