Për protestën e së shtunës ka pasur edhe një reagim nga ana e ambasadorit britanik në Tiranë, Duncan Norman, i cili kërkon që protesta të jetë paqësore.
“Britania e Madhe e shikon të drejtën për të protestuar si një të drejtë fondamentale të demokracisë. Megjithatë të tilla demonstrata me patjetër duhet të jenë paqësore nëse ato zhvillohen në mbështetje të demokracisë. Në u bëjmë thirrje atyre që do të përfshihen në protestën e të shtunës ta respektojnë këtë princip. Protestë paqësore”, shkruan Norman në Twitter.
Ndërkaq ambasada e Britanisë së Madhe nëpërmjet një postimi në Facebook, i bën apel shtetasve të saj britanik që të kenë kujdes të shtunën, pasi opozita do të zhvillojë një demonstratë të madhe.
“Partitë e opozitës kanë shpallur synimin e tyre për të mbajtur një demonstratë të madhe në qendër të Tiranës më 16 shkurt 2019. Ju duhet të kontrolloni mediat lokale për informacionet e fundit, jini vigjilentë dhe shmangni çdo demonstrim”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike.
Këto reagime erdhën pas deklaratës së lëshuar nga ana e Policisë së Shtetit, ku bëhej thirrje për shmangien e retorikave të cilat nxisin veprime kundër rendit dhe qetësisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




