Lajme

KPK shkarkon prokurorin e dosjes së Dritan Dajtit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda, Artan Bajrami, njëkohësisht prokuror i dosjes së Dritan Dajtit. Prokurori u përball me komisionerët Valbona Sanxhaktari, Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu.
Trupa e komisionerëve kanë vendosur shkarkimin e tij, pasi nuk justifikonte pasurinë.
Shkarkimi i Artan Bajramit shton listën e prokurorëve drejtues dhe gjyqtarëve të shkarkuar nga detyra, të cilët nuk arrijnë dot të justifikojnë burimet e të ardhurave dhe pasurive të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë