Politike

Berisha flet për “21 janarin”: Nuk i vrau policia, Garda zbatoi ligjin

Në prag të protestës të opozitës këtë të shtunë, Sali Berisha i është kthyer ngjarjeve të 21 janarit 2011, ku humbën jetën 4 persona të qëlluar me armë zjarri nga Garda e Republikës.

Por ndryshe nga herët e tjera, ish-kryeministri ka thënë se policia nuk vrau asnjë protestues, por sipas tij, Garda ka zbatuar vetëm ligjin.

“Me 21 Janar kam qenë në zyrë unë dhe policia nuk vrau asnjë. Garda zbatoi ligjin që kishin bërë socialistët. Ke raporte zyrtare që policia nuk vrau asnjë”, tha Berisha I ftuar në emisionin “Byro Politike”.

Ndërkohë, ai i kërkoi Ramës që të qëndrojë të shtunën në zyrë dhe të ndjekë nga afër protestën e opozitës, e të mos shkojë në Vlorë. “Unë i them të rrijë në zyrë dhe të mos bëjë dezertorin”.

Berisha foli edhe për marrëveshjen e 18 majit 2017 mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës: “Nuk jam unë autori i marrëveshjes së 18 majit, por jam mbështetës i saj. Absolutisht që ka vdekur (marrëveshja). Ka marrë fund njëherë e përgjithmonë, e di mirë Rama dhe ia ka bërë të qartë Lulzim Basha”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë