Të paktën 21 persona, shqiptarë dhe grekë janë vënë në prangat e policisë greke, si pjesë e një grupi ndërkombëtar të drogës. Aksioni është zhvilluar në qytete të ndryshme të shtetit fqinj, ku janë zbuluar dhe sekuestruar mbi 142 kg marijuanë dhe rreth 3 kg kokainë.
Gjatë operacionit u kryen të paktën 20 kontrolle banesash dhe u sekuestruan në total mbi 140 kg lëndë narkotike kanabis sativa, 3.3 kg kokainë, një sai prej 16.500 euro “cash”, një pistoletë dhe 98 doza droge.
Lënda narkotike sillej në Greqi me mushka nëpërmjet kufirit shqiptaro-grek në zonën e Sarandës dhe Thesprotisë, e pasi fshihej në pyll, lihej për disa ditë nën vëzhgim në distancë, për t’u dërguar më tej në Athinë me një automjet që tërhiqte një trailer.
Shtypi grek shkruan se çmimi për çdo kg kanabis varionte nga 600 në 900 euro për sasi mbi 20 kg, dhe në dyfishin e kësaj shume për sasi deri në 1 kg; ndërsa çmimi i kokainës varionte nga 35 në 55 euro grami, në varësi të blerësit dhe vendit të dorëzimit të saj.
Sipas autoriteteve greke, dyshohet se që prej shtatorit të 2018-ës, ky grup ka arritur të trafikojë rreth 500 kg marijuanë, 6 kg kokainë dhe 1 kg heroinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




