Lajme

Aksident me vdekje në Kavajë, makina përplas 35-vjeçarin

Një 35-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Kavajë nga një aksident tragjik. Burime nga policia raportojnë se ngjarja është regjistruar rreth orës 18:50, në qendër të qytetit.

Bëhet me dije se një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin Çaush Ballabani, rreth 35 vjeç dhe më pas drejtuesi i makinës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin e mjetit dhe drejtuesin e tij. Viktima po kthehej nga puna në shtëpi mbi një biçikletë, teksa është përplassur për vdekje nga automjeti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë