Lajme

Berat, qentë endacakë sulmojnë për vdekje 64-vjeçaren

Një grua 64-vjeçare është sulmuar nga disa qen endacakë dhe për fat të keq ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në Berat në fshatin Dyshnik dhe viktima quhet Selime Braushi.

Për disa minuta gruaja është përleshur me qentë, të cilët i kanë lënë plagë shumë të thella. Të afërmit e saj e kanë dëgjuar thirrjet për ndihmë dhe kanë vrapuar për t’i dhënë ndihmë, ndërsa janë nisur menjëherë në spitalin e Beratit.

Në repartin e kirurgjisë mjekët kanë ndërhyrë në mënyrë intensive, por plagët e shkaktuara nga kafshimet e qenve kanë qenë fatale për jetën e 64-vjeçares. Sipas burimeve spitalore, megjithë ndërhyrjen dhe terapinë shumë të shpejtë të mjekëve, ajo nuk ka arritur të mbijetojë.

Gruaja mësohet se ndodhej në pronën e saj duke punuar në kohën që është sulmuar nga disa qenë endacakë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë