Lajme

Basha: Rezistencë popullore në 16 shkurt

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kuadër të turit për protestën e 16 shkurtit ishte në Vorë, ku u takua me qytetarë të ndryshëm. Basha deklaroi se Rama ka ngritur kamxhikun ndaj qytetarëve duke rritur taksat, ndërsa e vetmja mënyrë është rezistenca popullore për të dalë nga kriza ekonomike.

“Problemi është se ai ka prerë bukën e gojës. 1 në 10 shqiptarë ha vetëm njëherë në ditë. Edi Rama nuk e ka biznesin në tepsi, në tepsi ka 2 miliard euro të vjedhura: Sot isha me miq të huaj dhe po shihnim statistikat e FAO, Organizatës Botërore të Ushqimit, 1/10 familje ha një herë në ditë. Duhet të ndalen politikat që e kanë shkaktuar gjendjen e mjerë të shqiptarëve. 1. Çmimi i energjisë më i larti në rajon 2. Çmimi i naftës më i larti në rajon 3. Taksat më të larta në rajon. Ku shkon me këtë? TVSH 9% në Maqedoni, 9% në Malin e Zi, ti me 15%. Kjo po vdes investimin vendas dhe stopon investimet e huaja. Dy investimet që kanë ardhur nga jashtë ishin kontraktimet kur kishim taksën e sheshtë 10%, TAP dhe Devolli. 15 mijë të punësuar do të humbin vendin e punës”, theksoi Basha.

Ai bëri të ditur se opozita ka një plant të qartë për biznesin duke e mbështetur sipërmarrësit dhe punëdhënësit Ndërsa bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 16 shkurtit.

“Edi Rama bredh nga Berlini tek Sheikët dhe kthehet duke u nxjerrë gjuhën shqiptarëve. Shumë jeni ndjerë të fyer, të tjerë kanë thënë se dukej si majmun. Skandali që zbuloi Zëri i Amerikës tregon se Edi Rama nuk është kryeministër i shqiptarëve, por është i oligarkëve, kriminelëve, Bajrëve, Ndokëve, i llumit. Kjo është një qeveri e llumit.  Vendi nuk ka qeveri, por ka një bandë që nuk ka ardhur me vota dhe nuk ka asnjë arsye t’i shërbejë qytetarëve. Mendon se me banda e krim do të marrë përsëri pushtetin.Ne si opozitë ju ofrojmë alternativën, nuk kemi asnjë mjet tjetër për ta zgjidhur. Ju ftoj me 16 ta zgjidhni si popull, me rezistencë popullore. Gjithçka mund të rikthehet në rrugën e mbarë nëse populli bashkohet dhe vjen më 16 shkurt në shesh.  Në këtë vend ka shpresë. Na duhet të këpusim lidhjet e politikës me krimin dhe këtë mund ta bëjë vetëm populli”, deklaroi Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë