Lajme

Banka e Shqipërisë: Ekonomia do të rritet në tre vitet e ardhshme

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë ende të pandryshuar normën bazë të interesit.

Guvernatori i BSH-së Gent Sejko në konferencën për shtyp bëri një panoramë pozitive të ekonomisë së vendit duke u shprehur i kënaqur për arritjet në sektorët prioritarë me të cilën argumentoi mosndryshimin e normës bazë të interesit. Mosndryshimin e normës bazë të interesit, Sejko e kishte paralajmëruar edhe në në konferencën e fundit të vitit që lamë pas duke u shprehur se norma bazë e interesit nuk do të ndryshojë përpara tremujorit të dytë të vitit 2019-të.

Sejko dha se projeksionet e Bankës së Shqipërisë flasin për një rritje ekonomike në tre vitet e ardhshme e si rrjedhojë rritje të vendeve të punës, pagave dhe konsumit.
Stabilizimin e kursit të këmbimit në janar, ai ia faturoi ekuilibrit të kërkesë ofertës dhe ndërhyrjes që BSH bëri në treg më herët vitin e shkuar.
Për Sejkon, politika monetare 11,1 % në fund të 2018-ës trend i qëndrueshëm i progresit në këtë drejtim.

Ai kërkoi nga qeveria që të vijojë me reformat strukturore për rritjen dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë