Në ditën e dytë të vizitës në Beograd, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka takuar kryeministren serbe, Ana Brnabiç dhe Ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç.

Ish-deputetja demokrate i ka cilësuar bisedat e saj me miqtë nga Ballkani si të hapura dhe të mira. Në një status në profilin e saj në “Facebook”, Bregu shkruan: “Biseda të hapura dhe të mira me kryeministren serbe Ana Brnabiç dhe ministrin e Punëve të Jashtmem Ivica Daçiç. Ramë dakord se përparimi i Ballkanit Perëndimor duhet të mbështetet nga një ndjenjë e fortë bashkëpunimi për të ofruar së bashku edhe përmes sfidave. Një “pako e detyrave”, konkrete për agjendat për përfitimin përfundimtar të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor”.
Në qendër të bisedimeve kanë qenë dy axhendat kryesore të Këshillit: ulja e tarifave roaming nga data 1 korrik deri në zerimin e tyre në vitin 2021 dhe njihja e diplomave në të gjithë rajonin për mjekët, dentistët, arktitektët dhe inxhinjerët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




