Lajme

Integrimi, Ruçi dhe Balla takojnë kreun e Bundestagut gjerman

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kreu i Grupit Parlamentar socialisr, Taulant Balla janë pritur nga Presidenti i Bundestagut në Gjermani, Wolfgang Schäuble.

Gjatë bashkëbisedimit palët kanë rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

“Bundestagu ndjek nga afër progresin e Shqipërisë për reformat”, është shprehur Wolfgang Schäuble.

Nga ana e tij, Gramoz Ruçi tha se Shqipëria është e vendosur për agjendën e reformave për integrimin. “Reforma në Drejtësi, lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë prioritetet tona”, – u shpreh kryetari i Kuvendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë