Lajme

Skandali i Unazës, Braçe: Ndërhyrja e Metës, e njëanshme

Zv.kryeministri Erjon Braçe e ka cilësuar një akt të padobishëm dhe të njëanshëm qëndrimin e presidentit Ilir Meta, i cili kërkon anulimin e projektit të Unazës së Re pas skandalit të kompanisë fiktive “DH Albania”.

Braçe thotë se e shikon si të tepërt rolin e kryetarit të shtetit, i cili sipas tij ndërhyn si një teknik ndërtiimi.

“Është e tepërt. Është politike dhe deri partiake. E shoh të tepërt rolin e Presidentit si një drejtues punimesh të një vepre publike. Më duket i tepërt ky rol i ri. Ajo është një vepër publike që mund të kontrollohet për volumin e punimeve dhe vlerën e saj”.

Braçe theksoi se Presidenti ka të drejtë të flasë, por jo të mbajë një qëndrim për një rol që nuk i takon. “Nuk duhet ta ulë nivelin deri këtu, sepse Prokuroria po heton tenderët, qeveria anuloi një pjesë të projektit, është e hapur me institucionet për të bashkëpunuar, atëherë për çfarë duhet të ndërhyjë kryetari i shtetit?”, – shtoi ai gjatë emisionit “Open”. Zv.kryeministri e shikon si një akt të padobishëm, sepse sipas tij, gjithçka nga ana e qeverisë është transparente.

“A ka një përplasje mes institucionit të Presidencës dhe Kryeministrisë? Për këtë duhet të pyesni protagonistët në fjalë, por ajo që dua të them, është se Prokuroria vendos nëse ka shkelje të ligjit në këëtë projekt”.

Ndërhyrjen e Metës, Braçe e konsideron opozitarizëm, ndërkohë që shprehet se ka shumë çështje të tjera për të cilat duhet të kishte folur më shumë. “Ka shumë çështje të rëndësishme e sensitive, qoftë edhe për sigurinë kombëtare dhe nuk ka mbajtur qëndrim. Njëanshmëria lidhur me këto çështje, sigurisht që më bën të flasë”.

Sa i takon zgjedhjes së tij në postin e zv.kryeministtrit, Braçe nënvvizoi se surprizë ka qenë pozicioni dhe jo emërimi në kabinetin qeveritar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë