Lajme

I bëjnë atentat pranë banesës, 43-vjeçari telefonon policinë

Një 43-vjeçari nga Tirana i është bërë një atentat me armë zjarri mëngjesin e sotëm në rrugën “5 Maji” në kryeqytet.

Ka qenë vetë shënjestra e atentatit, me iniciaale E.K, ai që ka njoftuar policinë për ngjarjen, duke telefonuar rreth orës 06:30 në numrin e Emergjencave 112.

Sipas policisë, bëhet e ditur se në rrugën “5 Maji”, pranë Medresesë, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, pak pasi kishte dalë nga banesa dhe më pas është larguar.

Shtetasi E. K., nuk ka pësuar lëndime, ndërsa shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Dyshohet se ndaj tij është qëlluar me disa plumba, por për fat asnjë nuk e ka prekur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë