Një apartament është përfshirë nga flakët në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:15 në rrugën “Irfan Tomini”, në katin e pestë të një pallati, në një banesë, ka rënë zjarr i cili është fikur nga shërbimet e zjarrfikëses dhe policia.
Për pasojë kanë pësuar lëndime të lehta dy personat perkatësisht babë e bir që ndodheshin në banesë.
Paraprakisht dyshohet që zjarri të ketë rënë si pasojë e rrejdhjes së gazit nga një bombël.
Policia tha se po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




