Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 16 shkurtit.
Gjatë një takimi me mbështetësit e LSI-së në njësinë numër 1 në Tiranë, Monika Kryemadhi renditi disa prej arsyeve krysore se përse shqiptarët duhet të reagojnë.
“Ne sot mbajmë vendin e parë në Evropë për azilkërkues, u premtuan 300 mijë vende punë dhe janë 400 mijë që kanë iku.
U premtua ulje çmimi energjie dhe u rritë çmimi i energjisë. U premtua shqiptarëve që ulen taksat, u rritën taksat.
U premtuan që do të ulën çmimet e shportës, por u rritën çmimet të për të gjitha produktet”, tha Kryemadhi.
Ajo shtoi se “fjalime nuk do të ketë sepse njerëzit nuk kanë nevojë për fjalë , por kanë nevojë për reagim. Ndryshimi nuk është për të hequr një kryeministër dhe për të vënë një tjetër”.
Ashtu si kryedemokrati Basha pak ditë më parë, edhe Kryemadhi ka pohuar se në protestë nuk do ketë fjalime, pasi njerëzit kanë nevojë për reagim sipas saj.
“Prandaj 16 shkurti do të jetë një datë ku të gjithë do të mblidhen për të protestuar për hallin e tij. Prandaj në 16 shkurt ju do të jeni me gjithë familjet. Fjalime nuk do të ketë sepse njerëzit nuk kanë nevojë për fjalë , por kanë nevojë për reagim. Ndryshimi nuk është për të hequr një kryeministër dhe për të vënë një tjetër, – tha ajo. – Protesta e 16 shkurti nuk është një protestë politike dhe nuk do ketë flamuj të partive, se nuk është e partive është një protestë e të gjithëve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




