Ngjarja e rëndë ndodhur pak javë më parë në bazën ushtarake të Pashalimanit, ku u vodhën një sasi e konsiderueshme municionesh nuk ka kaluar pa ndëshkime. Janë plot 15 shkarkime në nivel të lartë ushtarakësh që janë bërë nga ministrja Olta Xhaçka.
Në njoftimin e shpërndarë për mediet nga ministria bëhet më dije se pas hetimit të kryer nga Shtabi i Përgjithshëm i FA ngarkon me përgjegjësi të gjithë linjën e drejtimit e komandimit në Forcën Detare dhe Bazën e Pashalimanit.
Në bazë të hetimit, përgjegjësia për masat e sigurisë në bazën detare, i ngarkohet komandantit të Forcës Detare, komandantit të bazës dhe të gjithë linjës se komandimit. Me propozim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, ministrja Xhaçka ka shkarkuar 15 ushtarake përgjegjës ne drejtim-komandimin dhe çështjet të sigurisë dhe ruajtjes në Forcën Detare dhe Bazën e Pashalimanit.

Gjithashtu nisur nga rezultatet e hetimit administrativ, ministrja e Mbrojtjes i ka propozuar Presidentit te Republikes, shkarkimin e komandantit te Forcës Detare, Gjeneralmajor, Ylber Dogjani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




