Studentëve protestues në Fakultetin e Shkencave Sociale këtë të hënë i është bashkuar edhe lideri i lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti. Kurti është takuar me disa studentë që në këto ditë kanë qenë duke protestuar dhe kanë organizuar rezistencën në disa prej fakulteteve në Tiranë. Mes të tjerash Kurti ka dhënë edhe mesazhe inkurajimi për studentët, duke i kërkuar atyre që ta vazhdojnë demonstrimin e tyre ndaj sistemi arsimor. Kreu i Vetëvendosjes e ka cilësuar të drejtë kërkesën e studentëve për arsim publik falas, duke thënë se arsimimi nuk mund të jetë një luks, por një e drejtë e gjithësecilit.

“Arsimimi duhet të jetë falas, për luksin paguhet, kurse arsimi nuk është luks. Është në pikëpyetje ardhmëria e shoqërisë shqiptare. Arsimi nuk është luks”, – ka deklaruar Albin Kurti. Më tej gjatë fjalës së tij para studentëve, Kurti iu ka bërë thirrje atyre që të jenë më të organizuar. “Në Kosovë kemi ndjekur protestat tuaja. Ju bëj thirrje të keni organizim të konsoliduar.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




